Emisioni 112/ Shqiponjat zbulojnë armën nën tapet dhe shoqërojnë të dyshuarin në Rinas për trafik të paligjshëm (VIDEO)

19 Nëntor 2023, 21:10| Përditesimi: 19 Nëntor 2023, 22:44

  • Share

Shqiponjat 2 kanë nisur shërbimin duke u vendosur në disa pika kontrolli në rrugët e Tiranës.

Shërbimi për skuadrën Shqiponja 2 vazhdon edhe gjatë orëve të pasdites.

Një njoftim nga salla operative i dërgoi në mbështetje të forcave të tjera të policisë. U raportua një situatë problematike pranë pallatit me shigjeta

Njoftimi i radhës nga salla operative i drejton për në Rinas në mbështetje të policisë së krimit ekonomik

Skuadrës Shqiponja 2 i është kërkuar të shoqërojë një person i cili dyshohej për dhënie ndihme për kalim të jashtëligjshëm të kufirit. Çfarë ndodh dhe si reagon i riu që u kap në flagrancë?

Ora 21:15
Emisioni 112/ Kontrolli i befasishën në banesën e të shpallurit në kërkim (VIDEO)

Operacioni policor kombëtar i koduar “sundimi i ligjit” vijon në të gjitha rrethet e shqipërisë.

Në periferi të Tiranës Forcat Operacionale u nisën për të ushtruar kontroll të befasishëm në banesën e një personi të shpallur në kërkim.

Operacioni “Sundimi i ligjit”, realizohet në zbatim të planit operacional të miratuar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri dhe të atyre që mbajnë në banesë armë, municion ose drogë.

Në nisje të këtij operacioni u përfshinë 1852 punonjës policie, nga forcat e sigurisë kombëtare, reparti special “Renea”, drejtoria e forcës së posaçme operacionale dhe strukturat e drejtorive vendore të policisë.

Ora 21:12
Emisioni 112/ Zbulohet arma e fshehur nën tapetin e makinës (VIDEO)

 

Është mbrëmje dhe shqiponjat marrin udhëzimet për shpërndarjen në pikat e kontrollit

Në një prej pikave të kontrollit, drejtuesit të mjetit i gjendet lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

Kontrollet rutinë arrijnë të zbulojnë edhe një armë të fshehur nën tapetet e makinës me 13 fishekë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?