Emisioni 112/ Kontrolli i befasishën në banesën e të shpallurit në kërkim (VIDEO)

19 Nëntor 2023, 21:15| Përditesimi: 19 Nëntor 2023, 21:49

  • Share

Operacioni policor kombëtar i koduar “sundimi i ligjit” vijon në të gjitha rrethet e shqipërisë.

Në periferi të Tiranës Forcat Operacionale u nisën për të ushtruar kontroll të befasishëm në banesën e një personi të shpallur në kërkim.

Operacioni “Sundimi i ligjit”, realizohet në zbatim të planit operacional të miratuar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri dhe të atyre që mbajnë në banesë armë, municion ose drogë.

Në nisje të këtij operacioni u përfshinë 1852 punonjës policie, nga forcat e sigurisë kombëtare, reparti special “Renea”, drejtoria e forcës së posaçme operacionale dhe strukturat e drejtorive vendore të policisë.


Lajmi kryesor:

Emisioni 112/ Shqiponjat zbulojnë armën nën tapet dhe shoqërojnë të dyshuarin në Rinas për trafik të paligjshëm (VIDEO)


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?