Ekskluzive-Pasuria nga 2003/ Edi Paloka si prokurorët, dhuratë 40 mln lekë, shtëpi, toka e makina

1 Shkurt 2019, 07:14| Përditesimi: 1 Shkurt 2019, 23:10

  • Share

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i cili i ka shitur një apartament 87.5 milionë lekë një familje që është nën hetim nga Prokuroria e Lezhës për pastrim parash, ka deklaruar 6 shtëpi banimi, dy garazhe dhe disa makina në harkun kohor 2003-2017. Ndërkaq, të ardhurat e ligjvënësit demokrat janë paga si deputet dhe dy vite pagë nga ATSH dhe Albpetrol. Nga viti 2014, deklaron edhe pagën e bashkëjetueses si bibliografe në Shkollën e Magjistraturës, në vlerën 698 183 mijë lekë.

Në deklaratën e parë të pasurisë, që përkon me vitin 2003, Edi Paloka deklaron 33 % të një apartamenti me sipërfaqe 56 m2, pjesë të cilën deklaron se ka shitur po gjatë vitit 2003, me vlerë 30 mijë USD. Këtë apartament deputeti demokrat thotë se ka përfituar nga privatizimi në vitin 1994. Në vitin 2005, Paloka deklaron blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 77 m2 dhe 22 m2 verandë, me vlerë 38 mijë euro. Në vitin 2011, Paloka ka blerë një tjetër apartament me sipërfaqe 75.6 m2, në Lezhë, me vlerë 3 931 200 lekë.

Ashtu si shumë gjyqtarë dhe prokurorë që kanë mbetur në rrejtën e Vetingut, edhe Paloka deklaron se i ka dhuruar babai 4 000 000 lekë ose 32 mijë euro, para me të cilat ka blerë këtë pasuri të paluajtshme. Nuk dihet nëse është ky apo jo apartamenti, të cilin Paloka e ka shitur në vitin 2018 për 87.5 milionë lekë. Po ashtu, në vitin 2013, Paloka deklaron se i ka lënë trashëgim babai një apartament me sipërfaqe 46.88 m2, banesë në Tiranë me sipërfaqe 130 m2, tjetër apartament në Tiranë i paregjistruar si dhe një garazh në Tiranë me sipërfaqe 14.32 m2.

Deputeti i PD deklaron gjithashtu disa prona me sipërfaqe 1000 m2, vreshtë 500 m2, tokë arë 2000 m2, tokë arë 750 m2 dhe tokë arë 1 000 m2 trashëguar të trashëguar nga prindërit. Në vitin 2016, Paloka deklaron se ka zgjidhur kontratën për blerjen e një apartamenti me vlerë 38 mijë euro, ndërsa në vitin 2017 deklaron se ka shitur një apartament në Spille, Kavajë, me vlerë 10 mijë euro. Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka deklaron disa makina që nga viti 2003. Makinën e fundit e ka blerë në vitin 2013, me vlerë 25 mijë euro.

Reagimi për shitjen e apartamentit
Nënkryetari i PD Edi Paloka ka deklaruar se ka shitur një apartament në Lezhë me vlerë 87.5 mln lekë dhe jo dy siç është raportuar në media, por edhe atë nuk ia ka shitur Shqipe Palajt, vajzës së Pjetër Vocit, ndryshe nga sa figuron në dokumentet hetimore të Prokurorisë, të cilët po hetojnë për pastrim parash. Paloka mohon që të ketë njohje me familjen Voci (Palaj) të cilët janë nën akuzë për pastrim parash ndërsa iu janë sekuestruar 5.5 mln euro të pretenduara si dhuratë nga një miliarder suedez. Teksa bën publike deklaratën e pasurisë të vitit 2012 për apartamentin 75 m2 në Shëngjin, Paloka, në një reagim tjetër, sqaron se nuk e ka deklaruar shitjen e apartamentit në 14 gusht 2018 pasi sipas ligjit ai ka afat ta bëjë një gjë të tillë deri në 31 mars 2019.

Pasuritë e Edi Palokës nga viti 2003 deri në vitin 2017
-Viti 2003, 33 % të një apartamenti, 56 m2, vlera 10 milionë lekë, përfituar në vitin 1994 nga privatizimi, shitur nga Ndërmarrja Komunale. Shitur apartament në vitin 2003, me vlerë 30 mijë USD. Makinë blerë në Itali, 50 000 lekë. 5 mijë UAD shitja orendish. 10 mijë euro të kthyera nga prindërit. Paga si deputet 1 627 938 lekë.

2004, shitur makina e vitit 2003 për vlerë 100 000 lekë. Paga si deputet 1 326 199 lekë.

2005, blerë apartament 38 mijë euro, 77 m2 dhe 22 m2 verandë. Paga si drejtor i ATSH, 148 688 lekë. Paga si deputet 1 526 342 lekë. Paga si anëtar bordi tek Albpetrol, 281 664 lekë.

2006, llogari bankare 994 lekë, 10 mijë USD, 300 000 lekë, paga si deputet, 624 318 lekë, nga ATSH 903 660 lekë, nga Albpetrol, 267 072 lekë.

2007, paga si deputet 372 275 lekë.

2008, tërhequr nga banka shumat 1 300 000 lekë, 10 mijë USD, mbetur në depozitë 500 USD. Paga si deputet, 1 648 282 lelë.

2009, 1000 m2 trashëguar nga nëna. Paga, 1 442 491 lekë. Kredi 1 400 000 lekë.

2010, makinë Touareg, 1 154 036 lekë. Kesh në shtëpi 1 000 000 lekë. Paga, 2 614 122 lekë.

2011, apartament banimi me sipërfaqe 75.6 m2, në Lezhë, 3 931 200 lekë. Për të blerë këtë apartament i ka dhuruar babai 4 000 000 lekë. Paga, 2 335 374 lekë. Shlyer plotësisht kredia.

2012, paga 2 768 459 lekë.

2013, apartament trashëguar nga babai, 46.88 m2. Banesë në Tiranë, trashëguar nga babai 130 m2. apartament në Tiranë trashëguar nga babai, i paregjistruar. Garazh 14.32 m2, në Tiranë trashëguar nga babai. Vreshtë 500 m2, trashëguar nga babai, tokë arë trashëguar nga babai, 50 % të pjesës, tokë arë 2000 m2 trashëguar nga babai, 50 % të pjesës, tokë arë 750 m2 trashëguar nga babai, 50 % të pjesës, tokë arë 1 000 m2 trashëguar nga babai, 50 % të pjesës, makinë SMART trashëguar nga babai, 50 % të pjesës, furgon trashëguar nga babai, 50 % të pjesës. Shitur makina Touareg, 1 000 000 lekë. Blerë makinë tip BMW, 900 000 lekë. Paga, 2 423 717 lekë.

2014, falur motrës pjesën në apartamentin në Tiranë. Paga si deputet, 2 279 222 lekë. Bashkëjetuesja Desara Mema, 373 119 lekë.

2015, shitur makina tip BMW 5 mijë euro. Paga si deputet, 2 556 247 lekë. Paga e bashkëjetueses si bibliografe në Shkollën e Magjistraturës, 586 785 lekë.

2016, zgjidhur kontrata për blerje apartamenti, 38 mijë euro. Makinë 25 mijë euro. Paga si deputet, 2 638 533 lekë. Paga e bashkëjetueses si bibliografe në Shkollën e Magjistraturës, 698 183 lekë.

2017, shitje apartamenti në Spille, Kavajë, 10 mijë euro. Paga si deputet, 2 260 521 lekë. Paga e bashkëjetueses si bibliografe në Shkollën e Magjistraturës, 740 757 lekë.

 

( Kliko këtu) deklarata e plotë e pasurisë e Palokës në vitin 2011

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • i drejti: 02/02/2019 17:51

    Te gjithe fshataret e Saukut te vjeter mund te deshmojne se si ky hajdut kerkonte te blente toka me nga 100 deri 200 euro metri katror. Verifikoni pak a i ka ble, sa i ka deklaru dhe sidomos ku i gjeti paret ky hale korruptimi me ble toka kaq te shtrenjta? I drejti kerkon drejtesi

    Përgjigju
  • Bepi: 02/02/2019 17:23

    Ne burg kyt moter qim kyt pusht shihe cfar ftyret ka motren ku ta ken

    Përgjigju
  • genti: 02/02/2019 16:47

    Popull Shqiptar DELE te gjithe ne shesh me 16 shkurt qe te behet ky minister a ju marrte mortja ju marrte sa turp me qen shqiptar ohej

    Përgjigju
  • Keny: 02/02/2019 01:56

    per qata Paloka don me kall shqiprin qe mos mej a hetue pasurin,ev shkedhat muti je Palok .

    Përgjigju
  • Fredi: 01/02/2019 18:29

    Gjith keta muaj qe nuk shkelte ne parlament nga i gjente rrogat? Kush e ushqente palo qen? Nga i gjente paratë?

    Përgjigju
  • Fredi: 01/02/2019 18:29

    Gjith keta muaj qe nuk shkelte ne parlament nga i gjente rrogat? Kush e ushqente palo qen? Nga i gjente paratë?

    Përgjigju
  • dulja: 01/02/2019 17:43

    HEE thuthuqe si e bere gjithe kete pasuri ti dhe kure flete te mbahet goja me zore flete jo te punoshe ti hajdute hyyy plerat e PDS doni dhe te merrni pushtetin ju alabakere

    Përgjigju
  • Haha: 01/02/2019 16:26

    Thume prona ka vene paloqja edhe pak nga mjelli bardhe ku punoi me Kadriovskin

    Përgjigju
  • Deto: 01/02/2019 16:17

    Le te kaloje ne verting ,ne se ka te tille per politikanet dhe tja marrin te tera

    Përgjigju
  • Deto: 01/02/2019 16:16

    Le te kaloje ne verting ,ne se ka te tille per politikanet dhe tja marrin te tera

    Përgjigju
  • ana: 01/02/2019 12:31

    Besoj se shtepine e vitit 2011 e ka dhurate nga kryetari i komunes Shengjin qe u zgjoll ate vit nga PS me ndihmen e tij.Shum u perfol ate kohe se i beri gropen kandidatit te Pd nje djale i shkelqyer .

    Përgjigju
  • sapa: 01/02/2019 11:03

    Do i shijoje edhe ky pronat si te tjeret!Nuk ke cfare ti besh nje shumice te jashtezakonshme hajdutesh qe ka shqiperia.Jane me mijera e mijera qe kane vjedhur 28 vjet dhe perbejne nje force aq te madhe sa qe i bejne shurren ligjeve!

    Përgjigju
  • agim: 01/02/2019 09:50

    Te rraset ne burge ky hajadut i qelbur,pleher polittike e mafie ka shite miell taani e 25 vjet,njeri i pa cipe.

    Përgjigju
  • Lika: 01/02/2019 09:08

    Po ky thuthiq me se i ka bere tere keto pasuri me rrogen e deputetit?? Hajde pd hajde na kerko vota prape

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?