Hetimi i Prokurorisë/ Me milionat e suedezit u blenë 140 mijë euro dy apartamentet e Edi Palokës (Dokumenti)

31 Janar 2019, 08:44| Përditesimi: 31 Janar 2019, 15:58

  • Share

Një hetim për pastrim pasurie nga ana e Prokurorisë ka zbuluar disa pasuri të dy nënkryetarit të Partisë Demokratike dhe njëkohësisht deputetit Edi Paloka. Gjatë një hetimi të Prokurorisë së Lezhës për disa transferta me shifra të mëdha bankare nga ana e një shtetasi suedez drejt një familje shqiptare dhe blerja e disa pronave nga kjo e fundit, ka rezultuar se familja lezhjane ka blerë edhe 2 apartamente të deputetit Edi Paloka. Po kështu ata kanë blerë disa prona edhe nga Flamur Hoxha, vëllai i ish-deputetit të PD, Bedri Hoxha.

“Shqiptarja.com” ka siguruar kërkesën e Prokurorisë së Lezhës, ku thuhet se është kërkuar vënia nën sekuestro preventive e pasurisë miliona euroshe të krijuar nga aktiviteti i dyshimtë, në të cilën janë të implikuar edhe dy zyrtarët demokratë. Konkretisht, në vendim thuhet se dy apartamente i janë blerë deputetit Edi Paloka, njëri me vlerë 87.5 milionë lekë dhe tjetri 70 mijë euro, ndërsa ish-deputetit Hoxha i janë blerë tre apartamente dhe tre garazhe, në vlerën 729 mijë euro.

Këto dhe një sërë apartamentesh dhe pronash të tjera të patundshme iu përkasin dy personave nga Lezha, Shpipe Palaj 50 vjeç dhe Pjetër Voci 83 vjeç, babë e bijë, të cilat janë bllokuar nga shteti shqiptar vetëm pak ditë më parë, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”. Pasuria prej rreth 5.5 milionë euro dhe shumë apartamente thuhet se i është dhënë familjes Voci nga një miliarder suedez, por që drejtësisë shqiptare i kanë lindur dyshime për një skemë pastrimi parash, ndaj dhe ka nisur hetimet, ku ka rezultuar se të përfshirë janë edhe dy zyrtarët e PD. 

 

 

 

( Kliko këtu ) Kërkesa e Prokurorisë së Lezhës për sekuestron e 5.5 mln euro pasuri

Dy apartamentet e Palokës
Nga një vëzhgim që ka bërë “Shqiptarja.com” rezulton se deputeti Edi Paloka, të paktën që nga viti 2012 nuk ka i ka të deklaruara këto apartamente dhe mbetet për t’u parë nëse politikani i djathtë ka qenë zotërues i tyre vite më pare apo ka harruar t’i deklarojë. Gjithsesi dy apartamente që në total janë shitur për një vlerë gati 140 mijë euro nuk dihet se me çfarë të ardhura janë blerë nga nënkryetari i PD-së. Kujtojmë se Edi Paloka është deputet i Partisë Demokratike që nga viti 2001 dhe që nga kjo periudhë ai nuk ka pasur funsione të tjera shtetërore veç atij të deputetit. Mbetet për t’u sqaruar në ditët në vazhdim se si me rrogën e një deputeti të thjeshtë Paloka është bërë zotërues i dy apartamenteve në Lezhë.

Lidhja mes miliarderit dhe familjes Voci
Miliarderi suedez Sten Aken, 78-vjeçar dhe familja Voci nga Gjadri kanë një lidhje e cila për muaj të tërë është bërë objekt i një hetimi të hollësishëm të Prokurorisë së Lezhës. Me vendim gjykate, familjes Voci i janë vendosur në sekuestro preventive gati 5,5 milionë euro dhe shumë apartamente të blera së fundmi nga persona dhe kompani të ndryshme. Më datën 22 janar, prokuroria nisi procedimin penal të referuar nga policia për pastrim parash dhe më 23 janar gjykatësi Artan Hajredinaj pranoi vendosjen në sekuestro preventive të llogarive bankare të Pjetër dhe Shqipe Vocit, dy bashkëshortë të moshuar. Në emër të Pjetër Vocit, suedezi Sten Ake Lindholm ka bërë disa transferta bankare, më e madhja me 3,8 milionë euro, duke dhënë shpjegimin se është dhuratë për mikun e tij të dashur.

Ende e paqartë motivi i ofertave
Prokuroria nuk e ka të qartë se përse janë bërë këto transferta të mëdha, duke dyshuar se përfituesi është vetë suedezi Sten Ake Lindholm, për të cilin i kanë kërkuar informacione shtetit suedez dhe thuhet se përgjigjje kanë marrë se zoti Lindholm ka biznese, por nuk tregohen transfertat. Porn ha një vëzhgim i “Shqiptarja.com” rezulton se suedezi 78-vjeçar është një miliarder pronar i kompanisë “Biltema”, një nga njerëzit më të pasur në Evropë.

Vetëm nga ndarja e dividentit të kompanisë së tij vitin e kaluar ai ka deklaruar se ka fituar 66 milionë euro. Në kompaninë e tij punon shqiptarja Adelina Voci, vajza e Pjetër Vocit nga Gjadri. Adelina ka bërë karrierë në nivelet më të larta drejtuese. Ne i kërkuam edhe zonjës Adelina një koment, por ajo nuk pranoi të flasë për këtë çështje. Ndërkohë, prokuroria po vazhdon hetimet për të kuptuar se si 5,5 milionë euro u bënë dhuratë nga një miliarder nga Suedia për një familje të thjeshtë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 31/01/2019 18:34

    thuthuqi i paster te plaset brenda

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?