Foto ilustruese

Edhe ju, si të gjithë, keni plane të nisnin palestrën? Epo ja disa këshilla që të mos hiqni dorë shumë shpejt

2 Janar 2023, 09:25| Përditesimi: 2 Janar 2023, 09:27

  • Share

TIRANË- Sigurisht që me nisjen e vitit të ri, shumica, për të mos thënë të gjithë, i kanë vënë vetes qëllimin se do të nisin palestrës që vera t’i gjej me trupa të palestruar. Mirëpo, sa mirë do të ishte nëse këtë vullnet që kemi në fillim, pasi kemi ngrënë do gjë në tavolinë, të vijonte për muaj e muaj. E pikërisht për këtë arsye vullnetin që pakësohet nga dita në ditë, ne do ju sjellim disa këshilla që do ju ndihmojnë që të mos hiqni dorë.

Kombinoni ushtrimet me kënaqësinë. Kombinimi i ushtrimeve me një aktivitet të preferuar mund t’ju vijë në ndihmë. Për shembull, mund të vendosni kufjet tuaja dhe të shijoni podcast-in e preferuar teksa bëni një shëtitje të gjatë ose gjatë stërvitjes në palestër.

Mos e trajtoni si detyrim. Ndryshe nga detyrimet që zakonisht duam t'i shmangim, trajtimi i stërvitjes si një “date” për të cilin jemi kujdesur që gjithçka të shkojë mirë, nxjerr në pah anën e saj të këndshme dhe të dobishme, pasi shërben si një lëvizje për mirëqenien fizike dhe mendore.

Gjeni motivimin tuaj personal. Pse zgjodhët të ushtroheni? Qëllimet dhe motivet mund të ndryshojnë. Shumica e njerëzve duan të përmirësojnë shëndetin e tyre dhe të bëhen më atletikë.

Gjeni 'fillimin' tuajin. Kjo është ajo që Dr. Kompf e quan "hapi i parë", "hapi i fillestarit". Niseni gradualisht që të mos dorëzoheni që në fillim.

 

 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?