E vërteta e shifrave/ Foltorja e Berishës vetëm 37 mijë vota më shumë sesa PD-ja e Bashës! A duhet që Rithemelimi të lirojë selinë?

18 Maj 2023, 16:22| Përditesimi: 18 Maj 2023, 23:01

  • Share

Krahas alibisë për humbjen shkatërrimtare, Sali Berisha dhe rrethi i tij kanë shpallur një triumf mbi Partinë Demokratike zyrtare, që në zgjedhjet e 14 majit 2023, drejtohej nga Enkelejd Alibeaj. Sipas Berishës dhe analistëve pranë tij, zgjedhjet treguan se PD-ja reale ishte Rithemelimi apo Foltorja, ndërsa PD-ja zyrtare e Lulzim Bashës si e shitur, e blerë, si PD-ja e vulës dhe si lojë e pushtetit. Por shifrat flasin për një realitet tjetër.

Nëse i referohemi votës për partitë politike, nga e cila bëhet edhe ndarja e mandateve për këshilltarë, PD-ja zyrtare e Lulzim Bashës ka marrë 103 217 vota, përthyer në 124 mandate këshilltarësh. Ndërkaq, koalicioni i Sali Berishës dhe Ilir Metës, Foltorja dhe Partia e Lirisë, ka marrë 246 533 vota, përthyer në 292 mandate këshilltarësh, duke humbur 480 000 vota krahasuar me totalin e votave që ndaras PD (622 000 vota) dhe LSI (107 000 vota) morën në 2021 në zgjedhjet politike.

Por rreth 247 mijë vota nuk mund të llogariten për Foltoren e Sali Berishës, pasi Berisha garoi në një koalicion me Partinë e Lirisë së Ilir Metës. Në zgjedhjet e fundit politike, LSI-ja e Ilir Metës, me emër të ndryshuar në Partia e Lirisë, Ka marrë 107 mijë vota. Nëse këto vota të LSI-së, ia zbresim votave të koalicionit Bashkë Fitojmë, Foltorja e Berishës rezulton me 140 mijë vota politike në zgjedhjet e 14 majit 2023.

Praktikisht, diferenca mes Foltores së Berishës dhe PD-së zyrtare në zgjedhjet e 14 majit 2023, është vetëm 37 mijë vota, duke llogaritur peshën e Partisë së Lirisë sikur ka ruajtur rezultatin e 2021, ndonëse pretendimet e Metës e tejkalojnë këtë shifër. Në zgjedhjet e 2015, LSI-ja ka marrë 260 mijë vota politike, 13 mijë vota më shumë se sa Meta dhe Berisha bashkë në zgjedhjet e 14 majit 2023.

Por duke marrë si të mirëqenë që Partia e Lirisë ka ruajtur rezultatin e votës politike në 2021, PD-ja e Berishës dhe PD-ja e Bashës pothuajse kanë një peshë të barabartë në elektorat. Në kushtet kur zgjedhjet e 14 majit tregojnë një realitet tjetër nga ai që propagandon Berisha dhe në kushtet kur gjykata ka njohur PD-në e Lulzim Bashës si PD-ja zyrtare, pse Sali Berisha vijon të mbajë të uzurpuar selinë e Partisë Demokratike?!

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • [email protected]: 18/05/2023 21:07

    Saliu i Bashke Humbasim as 5% ska per te marre zgjedhjet e ardhshme po se keputi qafen...

    Përgjigju
  • Shqipëria: 18/05/2023 20:41

    Akoma me Bashën, po Basha e kthehu Berishën. Po mos shitej për 2 lekë, sot Berisha do ishte ne pension.

    Përgjigju
  • beb: 18/05/2023 18:09

    ju doni rpap bashe pengun perballe qe te bejni qejf. basha ka vdeke mos u merrni me te me

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?