EKSKLUZIVE/ Rezultatet për Këshillat Bashkiakë zbulojnë: Meta dhe Berisha humbën gjysmë milioni vota për dy vite! Dhe Saliu tani kontrollon vetëm 50% të votave të PD

17 Maj 2023, 20:00| Përditesimi: 18 Maj 2023, 07:32

  • Share

Votat e mbledhura për këshillat bashkiakë në zgjedhjet e 14 majit tregojnë një tablo dramatike për opozitën shqiptare. Votat e këshillit bashkiak, ndryshe nga votat për kryetar, tregojnë në fakt forcën reale të një partie politike pasi për kandidatët kanë votuar edhe aleatët.

Sipas të dhënave të përpunuara nga redaksia e Shqiptarja.com, Bashke Fitojmë (pra Berisha + LSI dhe aleatët), është votuar per keshillat bashkiake nga vetëm 247 mijë shqiptarë, duke humbur 337 mijë vota krahasuar me ato që PD dhe LSI mblodhën (veçmas) në zgjedhjet vendore të vitit 2015. Ndërkohë humbën 480 000 vota krahasuar me totalin e votave që ndaras PD (622 000 vota) dhe LSI (107 000 vota) morën në 2021 në zgjedhjet politike.

Opozita në tërësi (PD e vulës + Bashkë Fitojme) ka marrë gjithsej 350.000 vota, por prape ka humbur 228.000 vota në krahasim me zgjedhjet lokale të vitit 2015 dhe madje 380.000 në krahasim me zgjedhjet e përgjithshme të 2021. Në këtë rast diferenca bëhet duke marrë parasysh votat që PD dhe LSI morën veçmas në dy zgjedhjet. 

Nga ana tjetër, më 14 maj, Partia Socialiste grumbulloi 578 mijë vota vetëm në këshillat bashkiakë, pra 175 mijë vota më shumë se në zgjedhjet administrative të 2015-ës, por humbi 190 mijë në krahasim me zgjedhjet politike të dy viteve më parë. Partia Socialiste, pavarësisht se ka humbur forcën elektorale, ka arritur të fitojë kudo në vend dhe shifrat tregojnë se triumfi i saj nuk ka ndodhur si rezultat i manipulimeve siç pretendojnë Sali Berisha dhe Ilir Meta, por për shkak të votave të humbura nga e gjithë opozita që është dyfishi i atyre që humbën socialistët.

Sfida e Berishës dhe Metës, të cilët pretendojnë të mposhtnin vetë mazhorancën, i mungonin gjysmë milioni vota, të cilat asnjë manipulim në botë nuk mund t'ua kishte vjedhur. Përkundrazi, të dhënat konfirmojnë atë që kemi shkruar prej tre ditësh: ishin opozitarët që bojkotuan zgjedhjet si një formë proteste ndaj çiftit Berisha-Meta që ende pretendojnë se dominojnë skenën politike.
Shqiptarët duke mos marrë pjesë në votime i dënuan me disfatë. Tani i takon ata të kuptojnë mesazhin dhe të tërhiqen, ose të këmbëngulin që të qëndrojnë dhe t’i japin mundësinë Edi Ramës dhe socialistëve që të qeverisin pafund.

Një tjetër e dhënë që del nga shifrat është se e ashtuquajtura shumicë absolute e Sali Berishës brenda Partisë Demokratike nuk u konfirmua nga vota. Berisha bashkë me Ilir Metën dhe aleatët e tjerë mblodhi 246.000 vota kundrejt 103.000 që mblodhi PD zyrtare e vetme. Si të thuash qe Alibeaj me partinë e tij zyrtare vlen tashmë më shume se gjysma e elektoratit të PD-së. Megjithate Alibeaj dha dorëheqjen duke pranuar humbjen. Çfarë presin që të bëjnë të njëjtën gjë Sali Berisha (dhe Ilir Meta)???

A.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodrani-Belgjikë: 18/05/2023 09:40

    Tradhtaret shembullore te shekullit 21. Me antiShqiptarin belerishiq ne himarë. Ku jan Labet qe shtiren si atdhetarë! Kapni për zhelesh e çojeni ne greqi at derr.

    Përgjigju
  • Dakord: 18/05/2023 08:00

    Këto shifrat botojini përditë derisa ti lexojnë gjithë pseudo analistët që përpiqen të helmojnë opinionin publik. Madje jeni treguar zemergjerë sepse në shifrën 247.000 vota që mori BF hiqi ato 100.000 që ka LSI dhe ca që i ka ai greku dule dhe del që PD është ndarë fix në dysh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?