Foto ilustruese

E rëndë në Librazhd, 11-vjeçari mbytet teksa po lahej në lumin Rrapun

20 Gusht 2023, 18:03| Përditesimi: 20 Gusht 2023, 21:09

  • Share

LIBRAZHD- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Librazhd, ku një 11-vjeçar është mbytur teksa ka qenë duke u larë në lumin Rrapun.

Ngjarja ka ndodhur Rreth orës 16:15 në fshatin Tokëz, ku 110vjeçari ishte futur për t’u larë në lumë, por fatkeqësisht është mbytur.  Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të tij

“Rreth orës 16:15, në fshatin Tokëz, shtetasi A. A., rreth 11 vjeç, banues në Librazhd, dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Rrapun.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen nga lumi, të trupit të pajetë të këtij shtetasi ”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?