Rrezikonin të mbyteshin në det, policia shpëton katër pushues në Shëngjin

20 Gusht 2023, 19:14| Përditesimi: 20 Gusht 2023, 19:29

  • Share

SHËNGJIN- Katër pushues që rrezikonin të mbyteshin në detin e Shëngjinit janë shpëtuar nga Policia Kufitare. Rasti i parë ka qenë i një pushuesi austriak, i cili ka qenë duke ushtruar sërf, në hapësirën detare të plazhit “Vain”, por ishte spostuar në thellësi nga era dhe kërkoi ndihmë.

Ndërkohë, rasti tjetër është i tre shqiptareve nga Kosova, të cilat duke lundruar me pedalin i kishte shtyrë era në thellësi dhe për shkak të erës dhe dallgëve rrezikonin të mbyteshin.

Shërbimet e Policisë Kufitare janë nisur menjëherë, me mjetet lundruese dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg të detit në gjendje të mirë shëndetësore.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?