Dita e diel me diell nuk ka tunduar qytetarët durrsakë të dalin shëtitje në qytet apo buzë detit, por kanë preferuar që rrezet t’i shijojnë nga ballkoni i tyre i shtëpisë. Kjo tregon një nivel të lartë ndërgjegjësimi qytetarë, se me shëndetin nuk bëhet shaka duke marrë seriozisht zbatimin e masave të vendosura nga qeveria.
Në pamjet e sjella nga Report TV, qyteti i Durrësit është i heshtur me rrugë të boshatisura dhe e njëjta pamje vihet re edhe në autostradën Tiarën-Durrës, ku nuk duket asnjë lloj qarkulli mjeti apo këmbësori. Mjetet janë të parkuara dhe çdo dyqan qëndron i mbyllur.
Lajmi kryesor:
E diela në karantinë totale, dëgjohen vetëm cicërimat e zogjve! Nga nesër farmacitë, bankat e marketet hapur deri në 17:30
//ReportTv.al