Armando Broja

E bujshme/ Chelsea nxjerr në shitje Armando Brojën, tre klube pas shqiptarit

17 Janar, 17:35| Përditesimi: 17 Janar, 17:40

  • Share

Chelsea ka nxjerrë në shitje Armando Brojën. Ky është lajmi që "The Athletic" në Angli ka publikuar këtë të mërkurë. Në shkrim thuhet se Blutë po presin oferta dhe ka interes nga tre klube, ndërsa çështja e sulmuesit të Kombëtares nuk varet nga një afrim në ekip gjatë janarit.

"Chelsea ka dëshirë të lejojë Armando Brojën të largohet në mënyrë të përhershme dhe një largim i tij i mundshëm nuk është në varësi të blerjes së një zëvendësuesi nga ekipi. Ka interes nga disa klube të ndryshme për sulmuesin 22-vjeçar, përfshirë Fulham, West Ham dhe Wolves. Çdo afrim i ri në janar ose në verë është i pavarur nga situata e Brojës, me Nkunku që pritet të kthehet nga lëndimi shpejt", shkruhet nga 'The Athletic'.

Edhe pse 22-vjeçari ka kontratë me ekipin deri në verën e 2028, te Chelsea janë joshur nga ofertat e shumta për shqiptarin dhe 30-35 milionë euro nuk janë pak për një futbollist që është produkt i Bluve. Dy gola ka shënuar Broja këtë sezon te Chelsea, teksa u rikthye nga një dëmtim i gjatë që e mbajti jashtë për gati një vit.

Faximile e The Athletic

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Skendoviç: 18/01/2024 00:17

    Ky sben per futboll sesi luan futboll ky nje zot e di. Paska pat fat te madh.

    Përgjigju
  • Suksese: 17/01/2024 23:33

    Besoj deri ne pesedhjet milion do ta bleje ose West Ham ose ujqerit dhe Broja futet ne histori si lojtari me I shtrenjte qe ka shitur kombetarja shqiptare , uroj tek west ham ai do shkelqeje sepse as Çelsi nuk esht si dikur! Broja nje super talent bravo suksese

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?