Armando Broja

Armando Broja bëhet 'ujk', The Guardian: Kërkojnë ta blejnë nga Chelsea

16 Janar, 19:24| Përditesimi: 16 Janar, 19:25

  • Share

Armando Broja është sulmuesi në "modë" që kërkohet nga disa klube në Premier League. The Guardian bën me dije se 22-vjeçari i Kombëtares tanimë është në listën e ngushtë të Wolves dhe pëlqehet nga trajneri Gary O'Neil.

Veç West Ham dhe Fulham që kanë qenë fansa prej kohësh të Brojës, tanimë edhe "Ujqit" janë futur në garë për Brojën, që duket se do largohet nga Chelsea vetëm nëse Blutë e Londrës afrojnë një sulmues në janar.

Dëmtimi i Nkunku dhe Jackson në Kupën e Afrikën kanë bërë që Broja të jetë "pyka" e vetme e Pochettinos, që vlerëson shqiptarin me kontratë deri në verën e 2028. Te Chelsea po negociojnë me Victor Osimhen të Napolit, teksa The Guardian tregon se Wolves janë futur në garë edhe për të blerë Brojën.

"Interesi për Brojën është në fazën e parë, por këtë janar nuk bëhet fjalë për blerje. Preferenca e Wolves është një huazim me të drejtë blerje në verë", thotë The Guardian.

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aleksi: 17/01/2024 01:34

    Mburreni sa te doni po peshen sja rrisni dot,ky do behet lojtar kur te behet plazhi durresit si maldivet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?