Duma: Nuk bëhemi fasadë, jepjani propozimin e parë opozitës për presidentin

10 Maj 2022, 13:20| Përditesimi: 10 Maj 2022, 13:53

  • Share

 

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma tha se opozita nuk do të bëhet fasadë e mazhorancës për zgjedhjen e presidentit. Duma i kërkoi mazhorancës, që t’i jepet opozitës propozimi i parë për emrin e presidentit.

‘Nëse ju e keni marrë vendimin dhe vazhdoni, kalojeni me shpejtësi këtë proces. Por kjo nuk është rruga e duhur. Nuk është fare e nevojshme që të kalojmë topin. Historia e 30 viteve tranzicion nuk i bën ndjerë politikës shqiptare. Ju vini me një vendim politik, për një presidenti jo politik!. Kjo nuk e nderon klasën politike shqiptare. Nëse ju shpresoni që do të ulemi këtu dhe do të bëhemi noter të procedurave tuaja, kjo është një gjë që nuk mund ta merrni. Ju mund ta zgjidhni presidentin në raundin e 4, por fasadë nuk do të bëhemi. Megjithëse ju mund të shkoni te 71 votat, jepjani propozimin e parë opozitës. Ne nuk bëhemi fasadë. Jepjani propozimin opozitës.’- tha Duma.


Lajmi kryesor:

Më 16 maj, raundi i parë për Presidentin, 5 ditë kohë për kandidaturat zyrtare! PD: E keni vendosur, mos na përdorni si 'buzëkuq'! PS: Duam figurë bashkuese


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?