Më 16 maj, raundi i parë për Presidentin, 5 ditë kohë për kandidaturat zyrtare! PD: E keni vendosur, mos na përdorni si 'buzëkuq'! PS: Duam figurë bashkuese

10 Maj 2022, 08:09| Përditesimi: 10 Maj 2022, 15:26

  • Share

Më 16 maj, ora 17:00 do të zhvillohet raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të republikës. Vendimi është marrë nga Konferenca e Kryetarëve në mbledhjen e sotme. Më 15 maj ora 16:00 është afati I fundit për të dorëzuar propozimet zyrtare të deputetëve ndërsa më datën 16 maj ora 10:00, të mblidhet Komisioni i Ligjeve për vlerësimin e kandidaturave. Afatet janë vendosur me votë të Partisë Socialiste, pasi përfaqësuesit e opozitës nuk morën pjesë në votim.

Edhe kjo mbledhje e Konferencës së Kryetarëve, e cila ishte vijim i asaj të nisur më 4 maj, pati debate mes palëve pasi socialistët insistonin me nisjen e procedurave ndërsa deputetët demokratëve e vinin theksi te fakti që Partia Socialiste nuk është e sinqertë me këtë proces. Sipas tyre mazhoranca tashmë e ka vendosur Presidentin dhe kërkon që opozitën ta përdorë si mbulim.

Partia Socialiste tha se nuk ka qëllim të zgjedhë një President të mazhorancës por të shqiptarëve por nuk nuk mund të ketë kushte nga opozita.

"Opozita nuk do të vendosë kushte", kjo ishte përgjigja e Alibeajt Sipas tij do të ishte ideale që presidenti të zgjidhej nga qytetarët, por meqenëse kjo nuk është e mundur të paktën duhet të jetë një proces transparent.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj tha një ditë më parë se nuk do të shkojnë në Konferencën e Kryetarëve për negociata me mazhorancën. Ai u shpreh se të gjithë duhet të marrin pjesë në proces, duke theksuar se diskutime dhe negociata do të ketë vetëm me aleatët. 

Nga të gjithë emrat e propozuar nga deputetët e Partisë Socialiste për Presidentin e ri, vetëm 67 prej tyre janë seleksionuar nga grupi negociator për t'u diskutuar më tej mes vetë maxhorancës, grupeve të tjera parlamentar dhe shoqërisë civile. Kryeministri Edi Rama nuk e ka përjashtuar mundësinë që ata të dalin në raundet e para me më shumë se 1 kandidaturë.

Ilir Meta do të jetë në krye të Presidencës deri më 24 korrik 2022, ndërsa Kuvendi duhet të nisë procesin e zgjedhjes së tij jo më vonë se 24 maji 2022 sipas Kushtetutës.

Ora 13:20
Duma: Nuk bëhemi fasadë, jepjani propozimin e parë opozitës për presidentin

 

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma tha se opozita nuk do të bëhet fasadë e mazhorancës për zgjedhjen e presidentit. Duma i kërkoi mazhorancës, që t’i jepet opozitës propozimi i parë për emrin e presidentit.

‘Nëse ju e keni marrë vendimin dhe vazhdoni, kalojeni me shpejtësi këtë proces. Por kjo nuk është rruga e duhur. Nuk është fare e nevojshme që të kalojmë topin. Historia e 30 viteve tranzicion nuk i bën ndjerë politikës shqiptare. Ju vini me një vendim politik, për një presidenti jo politik!. Kjo nuk e nderon klasën politike shqiptare. Nëse ju shpresoni që do të ulemi këtu dhe do të bëhemi noter të procedurave tuaja, kjo është një gjë që nuk mund ta merrni. Ju mund ta zgjidhni presidentin në raundin e 4, por fasadë nuk do të bëhemi. Megjithëse ju mund të shkoni te 71 votat, jepjani propozimin e parë opozitës. Ne nuk bëhemi fasadë. Jepjani propozimin opozitës.’- tha Duma.

Ora 13:15
Zgjedhja e Presidentit, Alibeaj-Spiropalit: S'po vendosim kushte! S'keni legjitimitet për këtë proces, i keni votat nga 'non gratat'

"Opozita nuk do të vendosë kushte", kjo ishte përgjigja e Aliebajt ndaj Spiropalit e cila tha se PS nuk do të pranojë kushte nga opozita. Sipas tij do të ishte ideale që presidenti të zgjidhej nga qytetarët, por meqënse kjo nuk është e mundur të paktën duhet të jetë një proces transparentë.

Ai tha se PS nuk ka legjitimitetin e shqiptarëve për këtë proces, pasi i ka marrë votat nga "non gratat"

"Kush ju tha juve që kemi vendosur kushte? Askush! Pala andej dëgjoni, i kam bërë të qartë në këtë sallë një javë më parë. Ky parlament duhet të zgjedhë  presidentin e shqiptarëve. E mira do të ishte ta zgjidhnin vetë shqiptarët, por nuk e kemi këtë mundësinë kushtetuese. Qëndrimi ynë është i tillë, të flasim para shqiptarëve, t'i flasim atyre. Mbas 30 e ca vitesh, të paktën kjo shoqëri të gjej forcën për të thyeje tabu 30-vjeçare, sepse komunizmi është prezent. Ne i kemi sfidat me shqiptarët. Jo më kot ju thashë javën e kaluar, gjithë ky proces të jetë në shërbim të transaperëncës, duhet të jetë i shtrirë në kohë, shqiptarët të marrin vesh veset e procesit dhe të bien dakord që standardi që do të vendosi për raundin e parë, të jetë një standard të aplikohet së paku në dy raundet e tjera. Nuk keni të drejtë të vendosni kushte, s'keni legjitimitetin e shqiptarëve. Keni vota nga persona non grata.", tha Alibeaj.

Ora 13:04
Spiropali për Presidentin: Nuk e duam të PS edhe pse kemi marrë shumë pushtet, kjo edhe për fajin e PD! Opozita s’na vë dot kushte

 

Deputetja Spiropali u shpreh se Partia Socialiste nuk ka synim të zgjedhë një President të PS edhe për faktin se e di që ka shumë pushte, kjo edhe për fajin e PD.

“Ka një kohë për të bërë politikë, ka një kohë për të bërë procedurë, edhe të dyja njëkohësisht. Në Kushtetutë thuhet qartë se si zgjidhet procesi kushtetues. Këtu është bërë zakon të flitet për procese të brendshme të Partisë Socialiste në një kohë kur në palën tjetër s’ka fare proces. Përsëriten propozimet me zarfe, apo konsultimet me shoqërinë civile. A thua se kjo është mëkat. Ne nuk kemi vendosur asnjë kusht për opozitën. Sigurisht që kemi konceptet tona për një profil se si duhet të jetë Presidenti i Republikës, duke pasur parasysh edhe pushtetin e madh që kemi akumuluar, ku këtu ka kontribuar opozita duke ikur nga procese shumë të rëndësishme. Ne nuk duam një President të të PS-së. Duam të marrim nga ju emrat më të mirë, por nuk duam kushte”, tha Spiropali.

Ora 12:54
Bushka propozon datat: Ja si të procedojmë, kandidatët të dorëzohen brenda datës 15 maj

 

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, deputetja socialiste Klotilda Bushka ka shpalosur propozimet e socialistëve për procedurat dhe afatet deri në votimin e parë për Presidentin e Republikës.

“Të mos i ngatërrojmë gjërat dhe të bëjmë diskutime që nuk I takojnë kësaj tryeze. Unë propozoj që raundi i parë të jetë në datën 16 maj, ora 17:00. Disa detyra do të kryhen paraprakisht. Propozoj që Brenda datës 15 maj ora 16:00 të sillen propozimet zyrtare të deputetëve. Më datën 16 maj ora 10:00, të mblidhet Komisioni I Ligjeve për vlerësimin e kandidaturave”, ka propozuar Klotilda Bushka në fjalën e saj.

Ora 12:53
Zgjedhja e presidentit, Gjekmarkaj: Nëse jeni të sinqertë, jemi të gatshëm që të propozojmë emra

 

Deputeti Agron Gjekmarkaj tha se nëse mazhoranca i ka të sinqerta propozimet për negociata për zgjedhjen e presidentit të ri së bashku me opozitën, ato janë të gatshëm që të propozojnë emrat për kandidatët.

‘Flitet për proces por nuk ka proces. Procesi është në kokën e një individi. A ka të drejtë mazhoranca të propozojë emrin e presidentit të Republikës. Por kjo mazhorancë ka disa probleme. Ka probleme me çështjen e zgjedhjeve dhe të mandatave, ku një pjesë e deputetëve kanë përfunduar edhe në qeli. Edhe për faj të opozitës aktuale kjo mazhorancë ka më shumë pushtet. Rama ka folur për një mundësi bashkëpunimi me opozitën. Nuk e kam kuptuar deri ku shkon oferta e opozitës për të përfshirë presidentin. Ai caktoi një komision për të caktuar identiktin. Në fund ju thatë se nuk do të jetë nga politika. Unë dua një president politik.

Zgjidhni një personalitet të PS. Opozita ka 63 deputetë në Kuvend. Jam deklaruar që opozita ka detyrimin që të nxjerrë emra për president. E djathta ka emra dinjitoze. Pas çdo emri fshihen edhe cilësia. Opozita ka detyrimin moral ti japë një kandidat alternativ vendit për president. Nëse jeni të sinqertë, në atë që keni deklaruar, apo do të mirëprisni emra. Në do të ishim të gatshme të ndërtonim një strategji komunikimi duke propozuar edhe emra.’- tha Gjekmarkaj.

Ora 12:46
Deputetja Açka: PS e ka zgjedhur Presidentin, na do ne si ‘buzëkuq’ për t'u dukur të bukur

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, tha se PS e ka zgjedhur Presidentin dhe thjesht kërkon opozitës si makiazh.

“Këtu duhet të kishit kërkuar një ndjesë publike për mënyrën se si e zgjodhet Presidentin e kaluar. Nga ana tjetër atë procesin e zgjedhjes më zarfe të Presidentit duhet të mos na e kishit bërë publik. Sipas llogarisë na dalin 250 presidentë sipas jush. Ndaj ky si proces është bërë pis. Ju keni vendosur ta uzurponi poziconin e Presidentit. Ju e keni zgjedhur Presidentin dhe na doni këtu si ‘buzëkuq’ për tu dukur të bukur. Ju keni vetëm 2 kritere, ose komunist ose lëpirës dore”, tha Açka.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jorgo: 10/05/2022 14:14

    Ishallah po bejne nje zgjidhje te duhur qe te kete cfar te jape per vendin jo si hajduti Ilir Meta qe ja piu gjakun ketij populli vetem i ka vjedhur

    Përgjigju
  • Alfonci: 10/05/2022 14:12

    Zgjidheni vet presidentin mos u merrni me kto deshtak

    Përgjigju
  • Klevi: 10/05/2022 14:00

    Propozimet qe jep partia socialiste jane te sakta dhe te drejta jo si Pd qe ka vetem barbona.

    Përgjigju
  • Kastriot: 10/05/2022 13:57

    Duam nje njeri te denje ne postin e presidentit jo nje si Meta qe vodhi shqiptaret

    Përgjigju
  • megi: 10/05/2022 13:48

    Dy njerez me vlera te cilet nuk i humbasin lidhjet pavaresisht situatave qe ndodhen

    Përgjigju
  • luis: 10/05/2022 13:47

    Shume gje e mire qe miqesia mes jush qendron dhe ka per te egzistuar gjithmone

    Përgjigju
  • spiro: 10/05/2022 13:43

    Duam nje njeri te sakte dhe jo njerez te pallavrave ne postin e presidentit.Vetem si META te mos jete

    Përgjigju
  • redi: 10/05/2022 13:41

    Ps kerkon nje njeri te duhur ne ate post ne krahasim me pd qe kerkon nje hajduut ne krye

    Përgjigju
  • andi: 10/05/2022 13:35

    Keta duan ti kene te gjitha per vete me poste partie me kryeminister me president , a thua na kan nxjerr naj nji te sakte najhere

    Përgjigju
  • Shpetimi: 10/05/2022 13:35

    Zgjilleni vet presidentin e mos u merrni hiq me kto te lodhurit e pd e sidomos mo e nigjoni hiq fatkeqsin kombetare me emrin sali

    Përgjigju
  • Ana: 10/05/2022 13:35

    Meqenese akoma nuk eshte zgjedhur nje president kjo do te thote qe jan duke e menduar mire ke do vejne dhe kush e meriton vertet kete post

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?