VIP & Spektakël

Donaldi dhe Beatrix shkëmbejnë puthje, e keni parë se çfarë ka ndodhur në Instagramin e Borës?!

1 Dhjetor 2021, 14:55| Përditesimi: 1 Dhjetor 2021, 15:13

  • Share

Bora Zemani është kryefjalë e orëve të fundit. Kjo pas konfirmimit të pëlqimit mes Donaldit dhe Beatrix. Disa u lumturuan nga ky raport, të tjerë edhe u hidhëruan. Mirëpo pas Prime të mbrëmshëm, u fshi edhe komenti “i famshëm” i Triksës ku i shkruante se dashuria e Borës dhe Donaldit e bëri atë të besonte në dashurinë e vërtetë.

"Më kujtuar se sa bukur është të dashurosh. Me zemër në dorë dje, i çmenda komshinjt duke bërtitur, love you zemër", i shkruante Beatrix-Borës.

Kush e ka fshirë? Bora vetë? Apo Beatrix? Kjo mesa duket do të mbetet një mister...

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?