Beatrix dhe Donald Veshaj

VIP & Spektakël

Përqafime dhe deklarata të forta, Donaldi dhe Beatrix nuk e fshehin më dashurinë dhe nuk ngurojnë të falin puthje

1 Dhjetor 2021, 12:36| Përditesimi: 1 Dhjetor 2021, 13:04

  • Share

Donaldi dhe Beatrix nuk e fshehin më pëlqimin e fortë ndaj njeri-tjetrit, duke mos nguruar të falin përqafime dhe puthje përpara të gjithë Shqipërisë.

Duket se janë shuar të gjitha “hezitimet” e fillimit nga e Beatrix, për marrëdhënien e Donaldit me Borën dhe ngjan gjithçka më e lirë mes tyre.

Pas spektaklit të ditës së djeshme, dyshja u nda nga pjesa tjetër e grupit për të kaluar kohë me njeri-tjetrin.

Gjatë bisedave intime, Donaldi i tha Trixës së është shumë i lumtur që e ka njohur, ndërsa të njëtën gjë ka pohuar edhe ajo.

Kjo “flakë” me dy konkurrentëve, duket se nuk është pritur mirë nga të gjithë shikuesit e reality. Shumë prej tyre i janë kundërvënë Donadit për këto veprime, pasi vetëm një muaj më parë i dha një puthje Bora Zemanit, duke kthyer të gjithë vëmendjen sërish te marrëdhënia e tyre.

 

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?