Dje u dekretua nga kreu i shtetit, Rama me ministrat prezanton drejtoren e re të SHISH, Vlora Hysenin

4 Prill 2023, 08:47| Përditesimi: 4 Prill 2023, 13:43

  • Share

TIRANË- Pas dekretimit nga presidenti Begaj, Vlora Hyseni do të jetë në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit. Hyseni është prezantuar në institucion nga kreu i qeverisë dhe ministrat ndërsa Rama ka publikuar edhe një foto ku e uron për pozicionin e ri.

“Sapo mbaruam prezantimin në institucion të drejtores së re të Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e cila u dekretua dje nga Presidenti i Republikës

Urime”- shkruan Rama.

Hyseni erdhi si propozim i kryeministrit Edi Rama, i cili në argumentet e bëra publike në 17 mars, tha se “është besim plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”. 

Emërimi i saj u kundërshtua nga opozita që e cilësuan si një provokim ndaj Kosovës.

Kush është Vlora Hyseni? Vlora Hyseni ka qenë e angazhuar në udhëheqjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Ajo është shkarkuar qershorin e vitit 2021 si zv. drejtuese e AKI nga Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani prej të gjitha funksioneve të AKI-së. Vlora Hyseni e ka udhëhequr AKI-në për katër muaj, dhjetor 2020-prill 2021.  Hyseni ka punuar disa vite në Agjencinë Kombëtare të Inteligjencës së Kosovës, ku ka qenë Drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë e më pas Zëvendësdrejtore e këtij institucioni nga viti 2019, për t’u shkarkuar më pas në mesin e vitit 2021 nga presidentja Osmani.

Në shtator të vitit 2021, Vlora Hyseni u zgjodh të punonte si këshilltare e kryeministrit Edi Rama. Sipas ligjit për SHISH paçka se kryeministri është propozuesi drejtorit të SHISH fjalën e fundit e thotë presidenti me dekretin e emërimit. Shërbimi Informativ shqiptar ka qëndruar pa kreun e tij për afro një vit, pasi drejtori Helidon Bendo, u largua për një trajnim të gjatë në Shtetet e Bashkuara duke dhënë dorëheqjen dhjetorin e kaluar.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • cimi: 07/06/2023 21:59

    po me keto te dhenat personale pse tallni bythen ju? a eshte shtet i natos shqiperia. kaq e veshtire eshte ta neutralizoni banden e shitjes se informacionit te klasifikuar?

    Përgjigju
  • Linda: 04/04/2023 21:34

    Urime zonjes Vlora ne punen e saj!

    Përgjigju
  • gezim: 04/04/2023 14:17

    shume suksese zonjes Vlora

    Përgjigju
  • Berta: 04/04/2023 12:15

    Femrat tashme po vleresohen ne aftesite qe ato kane,suksese Vlores

    Përgjigju
  • Alesia: 04/04/2023 11:51

    suksese ne punen e re znj.Vlora Hyseni

    Përgjigju
  • goni: 04/04/2023 11:43

    nje vendim shume i mire urime

    Përgjigju
  • Riku: 04/04/2023 09:55

    Vetem ne bananistan kreu i shërbimit informativ eshte organ varesie i kryeministrit... qe dmth ky kishte bere dhe spiropalin po te donte jo me keshilltaren

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?