Vlora Hyseni dhe Presidenti Bajram Begaj

Begaj firmos dekretin, Vlora Hyseni emërohet drejtuese e Shërbimit Informativ të Shtetit

3 Prill 2023, 16:04| Përditesimi: 3 Prill 2023, 17:13

  • Share

TIRANË- Nga sot, Vlora Hyseni do jetë në krye të SHërbimit Informativ Shtetëror. Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ditën e sotme emërimin e Vlora Hyseni si drejtuese te Sherbimit Informativ e Shtetit, e cila vjen në këtë post pas largimit të Helidon Bendos. Hyseni erdhi si propozim i kryeministrit Edi Rama, i cili në argumentet e bëra publike në 17 mars, tha se “është besim plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”.

Emërimi i saj u kundërshtua nga opozita që e cilësuan si një provokim ndaj Kosovës.

Kush është Vlora Hyseni? Vlora Hyseni ka qenë e angazhuar në udhëheqjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Ajo është shkarkuar qershorin e vitit 2021 si zv. drejtuese e AKI nga Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani prej të gjitha funksioneve të AKI-së. Vlora Hyseni e ka udhëhequr AKI-në për katër muaj, dhjetor 2020-prill 2021.  Hyseni ka punuar disa vite në Agjencinë Kombëtare të Inteligjencës së Kosovës, ku ka qenë Drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë e më pas Zëvendësdrejtore e këtij institucioni nga viti 2019, për t’u shkarkuar më pas në mesin e vitit 2021 nga presidentja Osmani.

Në shtator të vitit 2021, Vlora Hyseni u zgjodh të punonte si këshilltare e kryeministrit Edi Rama. Sipas ligjit për SHISH paçka se kryeministri është propozuesi drejtorit të SHISH fjalën e fundit e thotë presidenti me dekretin e emërimit. Shërbimi Informativ shqiptar ka qëndruar pa kreun e tij për afro një vit, pasi drejtori Helidon Bendo, u largua për një trajnim të gjatë në Shtetet e Bashkuara duke dhënë dorëheqjen dhjetorin e kaluar.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qetsori: 04/04/2023 13:00

    President pa kellqe, kukull e edi romes.... ca certifikata sigurie ka kjo qe te jete Koka shish....

    Përgjigju
  • Tironsi: 04/04/2023 00:45

    MERCENARE... NUK MUND TI BESOHET INSTITUCIONI I SHISH NJE MERCENAREJE QE SHKON KU PAGUHET ME MIRRE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?