Milan 2-2 Bologna

Ditë e hidhur për Milanin, kuqezinjtë humbasin dy penallti! Bologna i barazon 2-2 në 'San Siro' (VIDEO)

27 Janar, 22:51| Përditesimi: 28 Janar, 17:57

  • Share


Milani dhe Bologna barazuan 2-2 në "San Siro". Dueli i javës së 22-të në Serie A ishte emocionues në 97 minutat e lojës. Të parët në epërsi kaluan miqtë e Mottas me Zirkzee në të 29 minutë. Më pas trajneri i Bolognas u ndëshkua me karton të kuq në stol, ndërsa në të 42 minutë Giroud humbi 11 metërshin, ndalur nga Skurupski që kuptoi krahun. Në limitet e pjesës së parë Loftus-Cheek barazoi gjithçka në 1-1 për t'i dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjes.

Në fraksionin e dytë, Hernandez te Milani gaboi sërish nga 11 metra, para se Loftus-Cheek të shënonte të dytin personal dhe t'i jepte kuqezinjve epërsinë momentale. Fundi rezultoi i hidhur për Milanin, me Orsolinin që barazoi në 90+2 për 2-2. Me 46 pikë Milan mbetet në vendin e tretë, teksa Bologna me 33 pikë në pozitën e shtatë.

 


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Juventusi dhe Milani hapa fals në shtëpi, Empoli 'asist' Interit! Atalanta 'likuidon' me dy gola Udinesen


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?