Foto gjatë organizimit

Organizohet mini-kampionati i futbollit, Veliaj: Do hapim 38 palestra të reja për të rinjtë

12 Shkurt 2020, 14:19| Përditesimi: 12 Shkurt 2020, 17:20

  • Share

Përveç 62 palestrave, shkollave të Tiranës do u shtohen edhe 38 të tjera, të gjitha për të fëmijët dhe të rinjtë që duan të merren me sport. 
Sipas Zyrës së shtypit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë aktivitetit “Dita Kombëtare e Sportit në Katar” tha se palestrat do të shërbejnë jo vetëm për nxënësit e shkollave, por edhe pas mësimit për kurse sportive, futboll, volejboll, basketboll e aktivitete të tjera.

“Jeta nuk ka vetëm fitore apo jo!? Ndonjëherë fitojmë, ndonjëherë humbasim. Kur jemi skuadër, edhe fitoren e menaxhojmë me modesti, edhe kur humbim nuk është se vjen fundi i botës, se ka ndeshje prapë, apo jo”, tha Veliaj.

Ai falenderoi popullin e Katarit që i është ndodhur pranë qytetarëve të Tiranës, jo vetëm në ditë gëzimi, por edhe në ditë nevoje. 
“Jam sot shumë mirënjohës për mikun tim, ambasadorin Al Marri të Katarit, i cili na gjendet jo vetëm në ditët tona të nevojës, kur kemi përmbytje apo tërmete, por edhe në ditët tona të gëzimit. Ne kemi filluar një traditë, e filluam vjet me një mini-kampionat. Tani kampionati është pak më i madh, e gjithë Shqipëria do ju ketë zili sepse ju jeni të parët që keni luajtur me topat zyrtarë të kampionatit botëror të futbollit ‘Katar2022’”, u shpreh ai. 

Kryebashkiaku kishte edhe një këshillë për fëmijët: “Me një lule nuk vjen pranvera, thonë tironsit.” 
Ai ka këshilluar të gjithë të rinjtë dhe fëmijët që të jenë të ushqehen  shëndetshëm me fruyta e perime dhe të stërviten përditë.

Projekti i Bashkisë së Tiranës për hapjen e sa më shumë palestrave nëpër shkollat e kryeqytetit, është shtrirë në të gjitha institucionet arsimore dhe shfrytëzohen si hapësira sportive për fëmijët dhe të rinjtë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?