Dita e Shëndetit/ Basha: Mjekët, garancia jonë! Bashkë do ta fitojmë këtë betejë

7 Prill 2020, 15:44| Përditesimi: 7 Prill 2020, 16:23

  • Share

Në Ditën Botërore të Shëndetit, kryetari i PD-së, Lulzim Basha shprehet se mjekët janë garancia dhe forca jonë në këtë betejë të vështirë kundër koronavirusit. Lideri demokrat falenderon SHBA-së, që sipas tij po i dhuron Shqipërisë 30 mijë kite testimi.

"Sot në WorldHealthDay mirënjohja e zemrave tona i shkon gjithë personelit shëndetësor që po përballet prej një muaji me pandeminë e COVID 19. Ata janë garancia dhe forca jonë, bashkë me të cilët do ta fitojmë këtë betejë. Ata sot kanë nevojë për mbrojtje, paisje, mbështetje.

Sot dua të shpreh falenderimin tim për ndihmën financiare të aleatëve tanë strategjikë SHBA ,e cila do ti mundësojë sistemit shëndetësor 30 mijë kite testimi aq shumë të domosdoshëm në këtë betejë. Testimi dhe izolimi janë e vetmja mënyrë për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit dhe për të mposhtur virusin. ditemetemira" shkruan Basha.

Komento

Komente

  • O Bashe: 07/04/2020 19:40

    E ke bere cicin mo? Kakaman leni pelenat

    Përgjigju
  • Pyka: 07/04/2020 17:20

    O pinoku i vogjël...po ti ku je bashkë???hahaha...o Gjinooooo...hahaha...rritu..rrituuuu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?