Dita e shëndetit, ambasada e SHBA-së: Mirënjohje mjekëve, janë heronjtë kundër COVID-19

7 Prill 2020, 16:01| Përditesimi: 7 Prill 2020, 16:02

  • Share

Në ditën botërore të shëndetit, ambasada e SHBA-së në Tiranë u shpreh mirënjohjen mjekëve, të cilët i cilëson si heronjtë e shëndetësisë në Shqipëri kundër COVID-19. "Në Ditën Botërore të Shëndetit, ne jemi mirënjohës më shumë se kurrë për ata që na mbajnë të shëndetshëm!

Faleminderit çdo doktori, infermieri, teknik laboratori dhe të tjerë heronj të shëndetësisë në Shqipëri dhe kudo në botë, të cilët janë në vijën e parë të luftës kundër COVID-19. Ne jemi shumë mirënjohës për punën, përvojën dhe kurajon tuaj të madhe" thekson ambasadorja Yuri Kim.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?