Dhunimi i 3 vjeçares, pronari i kopshtit 'Stinët' në hetim për fshehje të ardhurash

8 Nëntor 2023, 14:55| Përditesimi: 8 Nëntor 2023, 17:46

  • Share

Policia referoi për hetim në prokurori me tri akuza, pronarin e kopshtit Stinët Daniel Danushi, ku prindërit denoncuan dhunimin e vazës 3 vjeçe të cilës iu thye këmba e majtë.

Ai akuzohet, për veprat penale "Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare", "Fshehja e të ardhurave", dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve".

"Ky shtetas ka ushtruar pa licencën përkatëse, veprimtarinë në një kopsht fëmijësh, në rrugën "Ali Demi", Tiranë, dhe ka fshehur të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet" thuhet në njoftimin e policisë.

Për këtë ngjarje të rëndë, të martën u shoqërua edhe edukatorja Majlinda Dehima, e cila u shfaq në pamje teksa ushtron dhunë verbale e fizike ndaj vajzës së mitur. Zëvendës Ministri i Brendshëm, Julian Hodaj në emisionin “përballje” në Report Tv, paralajmëroi se për këtë çështje do të ketë zhvillime, ndërkohë që edhe 3 zyrtarë policie u pezulluan pasi nuk kishin kontrolluar në kohë pamjet filmike.

“Për fat të keq policia ndërhyn në një situatë që ka ndodhur, por që nuk duhet të kishte ndodhur.  Kemi angazhimin maksimal për ta ndjekur këtë çështje. Prindërit, qytetarët, mediat janë partnerët tanë.  Marrim me seriozitet çdo të dhënë. DO e ndjekim këtë çështje, dhe do vëmë para përgjegjësisë për cdo fajtor”, tha Julian Hodaj, Zv. Ministër i Brendshëm.

Psikologë e punojnës socialë, hedhin dyshime edhe për probleme të shëndetit mendor të edukatores, dhe kërkojnë që kujdestarët e fëmijëve të testohen para punësimit.

“Jepini më shumë fuqi sektorit psiko-social në shkolla. Mos ta mbyllin brenda në shkollë, që mos të dëmtohet imazhi, por të kenë fuqinë e nevojshme, ky psikoloku apo punojnësi social. Të jenë më kërkues dhe këtp profesionist.  Shqipëria nuk ka një plan kombëtar për trajtimin e dhunës. Nuk kemi një mekanizëm për të raportuar dhunën në shkolla”, tha Klaudio Pulaha, punojnës social.

“Vetëm një njeri që mund të ketë probleme psikologjike mund të jetë indiferent ndaj një qenje të bvrishtë. Shtoni numrin e punonjësve social, psikologeve. Nuk janë mjaftueshëm. Në rastin konkret jemi përballur me dhunë fizike, psikologjioke. Ka dhunë kundrejt çdo fëmijë. Nëse unë dhunoj një fëmij, kam dhunauar të gjithë fëmijët. Na tregon se ka një sistematik të dhunës. Ka një historik. Mënyra se si mësuesja drejton fëmijën, është dhune. Nuk qëndron pro vetëm tek licenca. A testohen këto punojnës para se të punësohen. Asnjë nuk testohet. Shteti duhet të krijoje një strukturë me profesionistë, që të bëje testime para se të punësohen. Planet tregojnë se mësuesja është e shqetësuar. Në një gjendje të tilë, që një person nuk ka probleme me shëndetin mendor. Nuk ndsan balancën mes jetës private dhe punës”, tregoi Aurela Agalliu, Psikologe

“Askush nuk testohet nga ana e shëndetit mendor, a është i aftë që të edukoje”, tregoi Lori Duro, Autore e “Buzëqumësht”, Edukatore.

Ata thonë se me këtë ngjarje kanë dështuar të gjitha hallkat e sistemit, përgjegjëse për këto institucione edukative.

Psikologia Aurela Agalliu, thotë se bullizmi në shkolla është një tjetër fenomen shqetësues.  

“Vijnë pa fund prindër që vijnë dhe thonë fëmija ka probleme, ankth, nuk ha. Kur flas me fëmijën shprehen se kanë bullizëm të mirëfilltë. Është shumë e rëndësishme, që të merren seriozisht këto ratse. Është e rëndësishme përfshirja e psikologut e punojnësit social. Ne shkojmë në shkollë, dhe mësuesja mun dtë ketë pësuar konsumim profesional. Le të shikohen vjetërsitë e punës për këto profesionistë. Edhe ezaurimi i tyre nuk i lë që të punojnë”, tha Agalliu.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Olsi: 09/11/2023 13:18

    O njerez Po qe eri e polici ska me at shtet pler Po me te raf kalamojt zjarrin mes tirone i vej asaj kurvre e atij qe j del zot njerez pa shpirt

    Përgjigju
  • ......: 08/11/2023 23:50

    Ai doktori Juli qe ka prit voglushen e kopshtit me kam te thyme asht nje pleher lekist i spitalit ushtarak qe vetem nuk du te merrem me ate pune se para 2 vjeteve i mori vjehrres 5 qindmij lek dhe e morì vesh qe ndrroi jet ne spital pun ditesh dhe nuk ja u ktheu leket familjareve qe i kishin marre borxh.

    Përgjigju
  • Alex: 08/11/2023 23:26

    Shtet k..v

    Përgjigju
  • Elbasan: 08/11/2023 17:56

    Ore nuk kutpoj dot nje gje .si ka mundesi nje kopesh privat operon ne sy te gjithve madje dhe me godine ne qender te tiranes dhe qe asnje hallke e shtetit nuk e shef.Ore duhet burg pronari burg edukatorja burg shefi policis se krimeve burg prokurori burg inspektori i prokuris ne spital burg doktorri apo ifermjeri qe kan fshehur kte lloj krimi maskarad.paska qen prind i bute ai i shkreti se te ishte dikush tjeter e bente vet ligjin sa me prit kta ndyrsira shtet .llumi shiqeris ne kte bote jeni

    Përgjigju
  • Po ata që e lejuan: 08/11/2023 15:11

    Kur do të hetohen? Se do ketë paguar ndonjë ky pronari që të mos e preknin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?