Dhunoi 3 vjeçaren në kopshtin ‘Stinët’, edukatorja Dehima u kërkon ndjesë familjarëve: Nuk e kam prekur me dorë! S'e kuptova se theu këmbën

12 Nëntor 2023, 12:04| Përditesimi: 12 Nëntor 2023, 15:55

  • Share

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për edukatoren, Majlinda Dehima, e cila dyshohet se dhunoi 3-vjeçaren në një kopsht në kryeqytet.

Para gjykatës, edukatorja është shprehur se nuk e kam prekur me dorë 3-vjeçaren.

"Jam shumë e prekur me atë që ka ndodhur, nuk e kam kuptuar situatën fillimisht, më vonë e konstatova dëmtimin. Kërkoj shumë ndjesë familjarëve, jam shumë e prekur, nuk do kisha dashur kurrë një situatë të tillë të kishte ndodhur."-tha  Majlinda Dehima në gjykatë.

Ajo u arrestua më 9 nëntor, pra tre ditë më parë, pas urdhrit të Prokurorisë së Tiranës. Edukatorja ra në pranga pas publikimit të pamjeve filmike, ku shihet teksa keqtrajton një të mitur, e cila ka thyer edhe këmbën.

Ajo akuzohet për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”. Shoqëri civile dhe qytetarë të shumtë kanë protestuar para kopshtit dhe para Ministrisë së Arsimit duke bërë thirrje, që të tilla raste dhune të ndëshkohen maksimalisht.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?