Rama dhe Meloni

Në Itali, Dhoma e Deputetëve miraton me 155 vota pro marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët

24 Janar, 13:41| Përditesimi: 24 Janar, 16:05

  • Share

Romë-  Dhoma e Deputetëve në parlamentin italian ka dhënë dritën jeshile për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët. Me 155 vota pro, 115 kundër dhe 2 abstenim, deputetet italianë kaluan projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes, ndërsa fjala e fundit për ratifikim do t’i kalojë senatit.

Ndërkohë, ditën e sotme, Gjykata Kushtetuese në Tiranë, shtyu për në datën 29 janar seancën ku do shqyrtohet kërkesa e deputetëve opozitarë lidhur me rrëzimin e marrëveshjes me Italinë. 

“Marrëveshja “për forcimin e bashkëpunimit në çështjet e migracionit” hyn në fuqi në datën e rënë dakord mes palëve dhe mbetet në fuqi për 5 vite me mundësi rinovimi në heshtje përveç rastit kur njëra prej palëve nuk e dëshiron më një gjë të tillë.

Për sa i përket kostove të lidhura, projektligji parashikon që pala italiane, brenda 90 ditëve nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, krediton 16.5 milionë euro si paradhënie të një shume të madhe të rimbursimeve që lidhen me vitin e parë të aplikimit. Më pas, pala shqiptare do t'i komunikojë palës italiane shumën e shpenzimeve të kryera.

Në mënyrë të veçantë, ligji autorizon shpenzime për vitin 2024 që synojnë krijimin e strukturave dhe pajisjeve instrumentale të nevojshme, që arrijnë në rreth 47.7 milionë euro. Është krijuar një fond me një fond prej 89.1 milionë euro për këtë vit dhe 118.5 milionë euro për secilin nga vitet 2025-2028.

Kujtojmë që më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve. Sipas marrëveshjes porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal pritës është 3 mijë shtretër.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 25/01/2024 03:54

    Pse te mos e miratonin,edhe une po te isha ne vend te tyre do te votoja /pro/ po te kisha mundesi t'i hiqja qafe nga shtepia ime dhe te gjeja nje budalla qe te dilte vullnetar e te mi merrte persiper?! KUDOS ITALIA!

    Përgjigju
    • Or tej: 25/01/2024 07:40

      Levizin miliona euro pas emigracionit or teeeejjjjj

  • 1991-2024: 24/01/2024 15:56

    Ne serbi fabrika qe po ikin nga italia e varfer si shtet, dhe ne shqiperi na deportojne mbetje arabe. turp

    Përgjigju
  • Emigrante: 24/01/2024 14:49

    Poshte marreveshja fashiste Meloni-Rama

    Përgjigju
  • Emigranti: 24/01/2024 14:12

    Shqiperia per shitje. Turp.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?