Detaje nga ekzekutimi i 3 personave në qendër të Parisit/ Sulm racist nga një 69 vjeçar! Sapo ishte liruar nga burgu

23 Dhjetor 2022, 14:51| Përditesimi: 23 Dhjetor 2022, 14:56

  • Share

Autori i sulmit me armë në qendër të Parisit ku vdiqën tre persona dhe u plagosën disa të tjerë, është një 69 vjeçar, i cili kisthe dalë në pension si shofer treni.

Dyshohet se bëhet fjalë për një sulm racist pasi i njëjti person sulmoi një kamp migrantësh vitin e kaluar, duke qëlluar verbërisht pranë Qendrës Kulturore Kurde Ahmet-Kaya.

Në një parukeri aty pranë, një oficer hero arriti t'i heqë armën vrasësit, i cili u lirua nga burgu vetëm 11 ditë më parë, për të ndaluar tërbimin e tmerrit pasi plumbat shpërthyen pranë stacionit të Eurostar, duke goditur gjithashtu një restorant aty pranë.


Lajmi kryesor:

Sulm racist në qendër të Parisit, 69 vjeçari i armatosur vret 3 persona, plagosen disa të tjerë


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?