Dëshiron të kthehesh në palestër? Ja se si të shmangni infektimin nga koronavirusi (Modeli italian)

11 Maj 2020, 15:13| Përditesimi: 11 Maj 2020, 15:16

  • Share

Ndërsa me nisjen e Fazës 2 të pandemisë nga koronavirusi të gjithë po shohim dritë në fund të tunelit, dhe teksa kemi rigjetur pak nga liria e munguar prej rreth 2 muajsh, po afrohet edhe rihapja ‘e botës’ së palestrave.

Ndërsa data "x" ende nuk është vendosur,bota e fitnesit po ngroh motorët që të gjendet gati, me shpresën se rihapja do të bëhet sa më shpejt.

Po si do të jetë e mundur të stërviteni në mënyrë të sigurt në palestër?

Mënyrat për t’u stërvitur në mënyrë të sigurt dhe të mbrojtur janë, falë respektimit të distancave fizike, reduktimit të numrit të praktikuese të sportit në to dhe gjithashtu falë sanitizimit, pastrimit dhe dezinfektimit në mënyrë periodike dhe të rregullt të mjeteve dhe ambienteve.

Rregullat për stërvitje në palestër

Rregulli i parë fillon me respektimin e distancës së sigurisë fizike që në në hyrje, brenda saj dhe dalje prej saj. Dhe në hyrje stafi, i mbrojtur siç duhet, do duhet të kryejë kontroll mbi klientët, duke matur temperaturën (kush ka më shumë se 37.5 nuk do të pranohet) me termometra, ndërsa stafi i instruktorëve do duhet të punojë me doreza dhe maskë.

Gjithmonë në hyrje dhe brenda strukturës së palestrës duhet të instalohen pajisje për larje dhe dezinfektimi, të bazuara në ujë me alkool.

Për sa i përket mjeteve të stërvitjes, ato duhet të vendosen të paktën dy metër larg, në mënyrë që të zbatojnë distancën minimale të sigurisë midis njerëzve.

Sidoqoftë, ka një pikë për tu sqaruar dhe është ajo e maskave dhe dorezave, të cilat mund të jenë të detyrueshme jo vetëm për trajnerët, por edhe për ata që stërviten, duke e bërë trajnimin në vetvete më të pakëndshëm, por edhe më të sigurt. Dhe në këtë rast siguria fiton mbi rehatinë.

Po djersa? Këtu mbetet diçka për tu sqaruar edne pasi pikat e djersës mund të bien në ambientet e palestrës, mjetet e tilla si dyshekë, vegla apo stola

Marco Tinelli, anëtar i drejtimit shkencor të Shoqatës Italiane të Sëmundjeve Infektive dhe Tropikale (Simit), i intervistuar nga gazeta ‘La Repubblica’, siguron se "Djersa, në vetvete, nuk mban koronavirusin, por mund të ndodhë që të përdorni dyshekë ose pesha të përdorura nga të tjerë njerëz për të cilët nuk dimë asgjë nëse janë ta prekur nga Covid apo jo, por për këtë është e rëndësishme që të bëhet një kontroll në hyrje, në mënyrë që të ketë siguri se ata që frekuentojnë palestrën nuk kanë koronavirus”.

Kjo është arsyeja pse maturia, sensi i përbashkët, respektimi i rregullave dhe efektiviteti i kontrolleve serioze në hyrje janë armët më të mira për tu stërvitur në palestra.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?