Deputeti i PDK-së: BE obligim që të anëtarësojë Kosovën në Këshillin e Europës, do ishte një mësim për Serbinë

16 Prill, 13:48| Përditesimi: 16 Prill, 13:50

  • Share

Ditën e sotme pritet të votohet në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, pritet të votohet për anëtarësimin e Kosovës. Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti në një intervistë për Report Tv thotë se është obligim i BE që Kosovës t’i mundësojë integrimin në institucionet ndërkombëtare.

“Obligim i BE që Kosovës t’ia mundësojë integrimin në institucionet ndërkombëtare siç është KiE. Kemi qenë deri tani si delegacion më shumë në cilësinë e vëzhguesve, por besoj se angazhimi i ndërmjetësuesve dhe BE, përfshirë këtu edhe ndikimin e SHBA janë në funksion të përmbushjes së obligimeve që dalin nga plani franko-gjerman dhe marrëveshjet e mëparshme që janë nënshkruar në Ohër dhe Bruksel”, tha Haliti për Report Tv.

Në një intervistë për ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agaklliu, deputeti i PDK-së thotë se anëtarësimi i Kosovës në KiE do ishte një mësim për Serbinë, një mesazh që ndërkombëtarët nuk e pyesin, por duhet të zbatojë marrëveshjet e nënshkruara.

“Në lojë është BE, nëse s’do ketë pengesa të mëdha do jetë një mësim i dhënë Serbisë në këtë rast, që neve s’iu pyesim juve se keni nënshkruar marrëveshjen”, tha deputeti i PDK.

Sa i takon tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, Haliti thotë se Albin Kurti e Alekssandër Vuçiç shpesh këtë situatë e përdorin edhe për politikë të brendshme.

“Edhe Vuçiç edhe Kurti për konsum të brendshëm mbajnë qëndrime të kundërta njëri me tjetrin, edhe për interesa elektorale, por me rëndësi është që BE dhe SHBA janë të vendosura që ky proces të përfundojë në interes të të dyja palëve. Sa më larg të jetë ndonjë konflikt i mundshëm”, shprehet ai.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?