Delvinë/ Familja Daco në gjendje të mjerueshme, djali i alkoolizuar i së moshuarës ndërron jetë! 75-vjeçarja apel për ndihmë

24 Janar, 13:30| Përditesimi: 24 Janar, 14:30

  • Share

Një ditë pasi “Report TV” pasqaroi gjendjen e mjerueshme ku jeton familja Daco në Delvinë, vjen lajmi i trishtë. Gurim Daco, 57 vjeç është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në shkallët e pallatit për shkak të abuzimit me alkoolin.

Ai ishte i alkoolizuar dhe jetonte në mjerim bashkë ne nënën e tij të paralizuar.  Tashmë ka mbetur e vetme, Ismihane Beqiri, 75-vjece, e cila nuk lëviz nga shtrati prej disa vitesh.

Ndërsa vajza e saj, e martuar në të njëjtin qytet tha dje në Report TV se nëna e saj është pa ushqim dhe pa veshje, në një banesë të rrënuar, sicc shihet në pamje. Ajo kërkoi ndihmë përmes Report TV.

Sot Bashkia e Delvinës i është përgjigjur këtij apeli dhe ka premtuar se do të riparojë shtëpinë ku jeton 75-vjecarja e paralizuar. Gjithashtu bashkia ka marrë përsipër organizimin e ceremonisë mortore për 57-vjecarin.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?