Familja Daco në Delvinë jeton në kushte çnjerëzore! Apeli prekës i vajzës: Nëna e paralizuar lëngon në shtrat

24 Janar, 09:05| Përditesimi: 24 Janar, 13:27

  • Share

75-vjeçarja Ismihane Beqiri, e paralizuar dhe djali i saj, Gurim Daco 57-vjeç me probleme mendore dhe i alkolizuar jetojnë në skamje.  Në një apartament të rrënuar, pa dyer dritare pa asnjë orendi, ku lëvrijnë minjtë, kushtet e jetesës janë çnjerëzore.  Vajza e Ismihanes shprehet se nëna e saj që nuk lëviz prej vitesh nga shtrati.

“Nëna ime e sëmurë një jetë ka në bebelina. I kam kërkuar bashkisë të vij të vendosë dyer e dritare, të riparojnë shtëpinë. Të na japin ndonjë ndihmë. Nëna merr 140 mijë lek (të vjetra pension), ndërsa ëvllai merr 20 mijë lek (të vjetra). Ai është i alkoolizuar se i vdiq i bir, e zuri korenti dhe degradoi vëllai im”, tha Nexhmije Daco për Report TV.

Të ardhurat e vetme janë pensioni i pleqërisë, 14 mijë lek në muaj që merr Ismihane Beqiri dhe 2 mijë lek në muaj ndihmë ekonomike.

“Unë kam vajtur tek Kryetari i bashkisë disa here por s’më ka ndihmuar. Janë dy të sëmurë këtu. Unë jam e pa punë me zor i ushqej”, tha Nexhmije Daco.

Gjendjen e mjerueshme e  di gjithë Delvina, thotë vajza e familjes, Nexhmije Daco, e cila jeton në të njëjtin qytet.  E di edhe Bashkia, godina e së cilës ndodhet vetëm 200 metra larg pallatit ku dergjet në shtrat 75-vjecarja, Ismihane Beqiri. E bija, thotë se ka kërkuar disa herë ndihmë në zyrat e bashkisë për rikonstruksionin dhe mobilimin e shtëpisë së nënës, por ka marrë vetëm refuzime. Po kështu ka kërkuar punësim, pasi dhe ajo vetë është e papunë.

Përmes apelit në Report TV, Nexhmije Daco kërkon ndihmën e Bashkisë Delvinë, Shërbimit Social Shtetëror dhe të gjithë donatorëve privatë që mund të kontribuojnë për të shpëtuar nga skamja nënën e sëmurë dhe vëllanë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?