Del FOTO, kush është 56-vjeçari që u ekzekutua me tre plumba në Greqi! I dënuar më parë si anëtar i një bande droge

1 Dhjetor 2023, 10:30| Përditesimi: 1 Dhjetor 2023, 13:26

  • Share

GREQI- Shqiptari Thimi Deoboniku allias Prifti, 56 vjeç, u ekzekutua me 3 plumba në gjoks mbrëmjen e 30 nëntorit në Athinë. Vrasja ndodhi në zonën e Palei Faliro, kur shqiptari është qëlluar me tre plumba nga një person me skafandër në kokë. Report Tv sjell foton e 56-vjeçarit Prifti që u vra pranë shtëpisë së tij. Thimi Prifti u rrëzua përtokë i plagosur e më pas u dërgua në spitalin “Evangelismos”, ku ndërroi jetë, pasi nuk u mbijetoi dot plagëve të marra. 

Viktima sipas policisë greke, ishte person me precedent të theksuar kriminal për trafikim droge, armëmbajtje pa leje, kontrabandë cigaresh, pjesëmarrje në organizatë kriminale, falsifikim dhe vepra të tjera penale për të cilat ishte arrestuar më parë. Sipas policisë, fakti se 56-vjeçari kishte dy identitete lidhet me aktivitetin e tij kriminal.

Pista paraprake që po heton policia greke lidhet me larjen e hesapeve mes grupeve kriminale që veprojnë në Athinë. Policia po heton gjithashtu është nëse viktima e atentatit është e lidhur me makinën që u gjet nga autoritetet e braktisur dhe kishte brenda një kallashnikov, një granatë dhe një kanaçe me lëng të ndezshëm, në të cilat u gjetën gjurmët e gishtërinjve të një shqiptari. 

Në vendngjarje u gjetën dy gëzhoja 9 mm, ndërsa policia ka thënë se shqiptari nga Berati. Autori i cili sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, ka qenë i maskuar me skafandër u largua me shpejtësi nga skena e krimit me një motor, duke humbur menjëherë gjurmët për policinë. Hetuesit po përpiqen të zbardhin detaje nga ngjarja përmes kqyrjes së hollësishme të kamerave të sigurisë.

Ora 10:50
'Akuzohej për kontrabandë dhe organizator bande', jeta e errët e 56-vjeçarit shqiptar të ekzekutuar në Greqi

1701424107_1701424093thimiprifti.jpg

Thimi Prifti

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me profilin e shqiptarit të ekzekutuar në Greqi mbrëmjen e djeshme. 56-vjeçari i identifikuar si Thimi Prifti, nuk ishte një figurë e panjohur për policinë dhe drejtësinë greke.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur e ekzekutimit në Paleo Faliro, ku dyshohet se viktima ka qenë i përfshirë në ngjarje kriminale.  

E kaluara e viktimës ka rënë në lupën e hetimeve që tregojnë rastet e mundshme të arsyeve që kanë dashur shqiptarin të vdekur.

Sipas raportimeve të policisë për gazetën greke protothema.gr, thanë se 56-vjeçari ishte arrestuar disa herë më parë dhe akuzohej për organizator bande, trafik të lëndëve narkotike, trafik cigaresh dhe falsifikim.

Ajo që po hetohet gjithashtu është nëse viktima e atentatit është e lidhur me makinën që u pikas në fund të nëntorit në një pjesë pranë zonës së ekzekutimit, ku u gjenden brenda një kallashnikov dhe disa granata.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?