Pamje nga vendngjarja

Ekzekutohet pranë shtëpisë shqiptari në Greqi, i dënuar më parë si anëtar i një bande droge! U qëllua me 3 plumba në gjoks (Emri)

30 Nëntor 2023, 21:56| Përditesimi: 1 Dhjetor 2023, 09:28

  • Share

Një 56 vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri këtë mbrëmje në Greqi. Thimi Prifti nga Berati u qëllua me 3 plumba në gjoks jashtë shtëpisë së tij në Palaio Faliro të Athinës.

Shqiptari u dërgua në gjendje të rëndë në spital por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra në gjoks.

Mediet greke raportojnë se ai rezulton i dënuar më parë si anëtar i një organizate kriminale, për trafikim lëndësh narkotike. Po kështu mediat greke shkruajnë se ai ishte përfshirë në trafik të paligjshëm cigaresh dhe falsifikim dokumentesh.

Viktima u qëllua në gjoks dhe u dërgua i gjallë në spital, por vdiq pak më vonë. Sipas raportimeve, kanë qenë dy autorë që kanë marrë pjesë në vrasjen e shqiptarit. 

Policia po heton gjithashtu është nëse viktima e atentatit është e lidhur me makinën që u gjet nga autoritetet e braktisur dhe kishte brenda një kallashnikov, një granatë dhe një kanaçe me lëng të ndezshëm, në të cilat u gjetën gjurmët e gishtërinjve të një shqiptari. 

Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e autorit i cili ishte i maskuar dhe u largua me një motoçikletë ndërsa në vendngjarje u gjetën 2 gëzhoja 9 mm.

Ora 22:31
U ekzekutua me 3 plumba në Greqi, identifikohet 56-vjeçari nga Berati (Emri)

1701380091_greqi.JPG

Thimi Prifti, është shqiptari i vrarë këtë mbrëmje në Palio Faliro të Athinës me 3 plumba pranë shtëpisë. Ai është më origjinë nga Berati.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • keshilli: 01/12/2023 03:55

    pa me thuaj o myrto,,,ku e mori plumbin,,,ne gjoks,,e trimi i babait...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?