Dardha gati për të pritur turistët e munguar! Fshati 'mbulohet' nga dëbora! Trashësia rreth 3 cm, shoferët me goma dimërore ose zinxhir

9 Dhjetor 2020, 13:12| Përditesimi: 9 Dhjetor 2020, 14:51

  • Share

KORÇË- Dardha po bëhet gati për të pritur turistët e munguar. Dëbora ka zbardhur vendin këtë të mërkurë, duke ofruar një pamje fantastike. Reshjet kanë filluar të bien në orët e para të mëngjesit me një intensitet që ka rënë gradualisht me kalimin e orëve.

Sipas zyrtareve të autoritetit lokal të rrugëve nacionale,në segmentin rrugor të Dardhës trashësia e borës ka shkuar deri në 3 cm, ndërsa problem shfaq kilometri i 9 deri në kilometrin e 12.

Ndërkohë në terren kanë dalë firmat kontraktore të cilat po punojnë për kriposje dhe hapjen rrugëve.

Sektori i qarkullimit rrugor u bën thirrje drejtuesve te mjeteve, te shfaqin kujdes në këtë segment për shkak te prezencës së borës dhe lagështirës ndërsa drejtuesit e mjeteve duhet të pajisen me gomat e dimrit.

Kjo është hera e dytë që fshati turistik mbulohet nga bora, teksa siç ka raportuar gazetarja e Report TV, Gladiola Hoxha thotë se me rënien e dëborës ka pasur edhe një numër të madh turistësh.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 09/12/2020 23:53

    /BUKUR/te ofrojne lakror me fasule,petanik,gjize turshi,e ndonje mish te pjekur.

    Përgjigju
  • Bukur: 09/12/2020 13:46

    Po pra , e pashe dje mikpritjen kur pashe cmimet e hoteleve ne Dardhe online , nga 110-140 euro nata vetem te flesh e te rrish tere diten kot se ndonje argetim tjeter pervec debores nuk ka.Pastaj pashe Cortina D'ampezzo ne Itali e njohur ne shkalle boterore dhe cmimet fillonin nga 120 euro per hotele me 3 yje deri ne 800 euro per super luks .Po atje ka ski e aktivitete, keta fshataret e Dardhes cfare ofrojne per 140 euro , dini gje ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?