Moti me shi/ Anijet e tonazhit të vogël të bllokuara në Durrës! Era rrit forcën e dallgëve në Vlorë, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla

9 Dhjetor 2020, 10:15| Përditesimi: 9 Dhjetor 2020, 23:38

  • Share

Moti me shi nuk ka krijuar probleme në Durrës dhe Fier.

Në qarkun e Fierit gjatë natës ka patur rreshje të shoqëruara me shkarkesa atmoferike. Sipas informacionit të marrë nga prefektura  nuk ka patur asnjë shqetesim edhe nga lumenjtë. Në Durrës vazhdon e njëjta situatë me motin. Tragetet vazhdojnë normalisht lundrimet sipas grafikëve. Vetëm anijet e tonazhit të vogël dhe peshkatoret të bllokuara në port.

Kurse në Vlorë kushtet e rënduara hidrometeorologjike në Port vështirësojnë lundrimin detar. Era e fuqishme ka rritur ndjeshëm forcën e dallgëve e cila është regjistruar 6 ballë brenda gjirit të Vlorës dhe era e fortë  në drejtimin JUG ka shkaktuar forcën e dallgëve 7 ballë jashtë gjirit të Vlorës.

Këto kushte kanë rikthyer pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit teksa anijet e vogla të peshkimit janë urdhëruar të ankorohen në breg të detit.

Prej disa ditësh në vendin tonë kanë filluar reshjet e shiut dhe të borës në disa zona malore.

Ora 13:28
Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë! Era rrit forcën e dallgëve

Kushtet e rënduara hidrometeorologjike në Portin e Vlorës vështirësojnë lundrimin detar.

Era e fuqishme ka rritur ndjeshëm forcën e dallgëve e cila është regjistruar 6 ballë brenda gjirit të Vlorës dhe era e fortë  në drejtimin JUG ka shkaktuar forcën e dallgëve 7 ballë jashtë gjirit të Vlorës. Këto kushte kanë rikthyer pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit teksa anijet e vogla të peshkimit janë urdhëruar të ankorohen në breg të detit.

Ndërkohë nuk ka lëvizje të trageteve pasi e kanë ditë pushimi sipas kontratës që kanë me portin detar Sh.a Vlore. Ndaj dhe trageti i linjës me Brindisin ditën e sotme është në radhë. Sipas kapitenerisë së Portit Detar përmiresimi i kushteve hidrometeorologjike pritet të jetë në datën 10.12.2020 mbas orës 02:00.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?