SHBA afër 3 milionë raste infeksioni
Një tjetër rekord i ri i rasteve reja të të infektimit është regjistruar në Shtetet e Bashkuara.
Në 24 orët e fumdit 60,209 raste për një total prej afro 3 milionë që nga fillimi i pandemisë.
Gjithashtu në vend numri i përgjithshëm i viktimave është rritur nëmë shumë se 131 mijë .
Trump-Fauci
"Në vendin tonë situata prej pandemisë është e mirë dhe unë nuk pajtohem me të", - kështu deklaroi presidenti amerikan Trump për kryevirologun e Shtëpisë se Bardhë Anthony Fauci, i cili dje ngriti alarmin për të dhënat dramatike të pandemisë dhe tha se Europa e ka menaxhuar situaten e shkaktuar nga Covid shumë herë më mirë se SHBA-ja.
Trump tha se ishte Fauci ai që në fillim thoshte që nuk ishte e nevojshme mbajtja e maskës kurse tani thotë të kundërtën. Unë ndryshe nga ekspertet e mi të cilët më argumentonin që të mos mbyllja kufiijtë për Kinën por unë e bëra." Nëse do kisha dëgjuar ekspertët - shtoi presidenti amerikan - sot do të ishim më keq. Ne kemi bërë një punë të mirë."
Lajmi kryesor: