Covid/ Bota në pragun e 12 milionë rasteve të infeksionit! Rekord në SHBA, mbi 60,000 raste të reja në 24 orë

8 Korrik 2020, 08:36| Përditesimi: 8 Korrik 2020, 08:49

  • Share

Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i rasteve të identifikuar pozitiv nga infeksioni i koronavirusit është në pragun e 12 milionë (11 830 000), për një total viktimash që nga fillimi i emergjencës shëndetësore, prej afro 545 mijë.

Infeksionet janë përhapur në 210 vende në mbarë botën qëkurs Covid u identifikua për herë të parë në Kinë në muajin dhjetor 2019.

Sipas të dhënave të nxjerra nga grafiku i pandemisë, SHBA kryesojnë renditjen me afro 3 milionë raste Covid dhe më shumë se 131 mijë vdekje, e ndjekur nga Brazili me mbi 1.7 milionë infeksione dhe 66 mijë e 750 viktima dhe më pas India me 750 mijë të prekur dhe mbi 20 mijë e 600 vdekje.

Ora 08:49
Covid, me shumë se 3 milionë raste në Amerikën e Jugut

Rastet e Covid-19 në Amerikën Latine dhe Karaibe, që nga fillimi i pandemisë, kanë tejkaluar shifrën tre milionë.

Më shumë se gjysma e këtyre rasteve janë regjistruar në Brazil ku virusi ka vrarë më shumë se 66 mijë njerëz.

Infeksionet e konfirmuara zyrtarisht midis kontinentit dhe Karaibeve janë 3.023.813 dhe totali i vdekjeve për shkak të koronavirusit në rajon, epiqendra aktuale e pandemisë, është 139,999.

Ora 08:39
Covid-Rekord në SHBA, mbi 60,000 infeksione në 24 orë! Trump: Do të ishte më keq po të kisha dëgjuar ekspertë

SHBA afër 3 milionë raste infeksioni

Një tjetër rekord i ri i rasteve reja të të infektimit është regjistruar në Shtetet e Bashkuara.

Në 24 orët e fumdit 60,209 raste për një total prej afro 3 milionë që nga fillimi i pandemisë.

Gjithashtu në vend numri i përgjithshëm i viktimave është rritur nëmë shumë se 131 mijë .



Trump-Fauci

"Në vendin tonë situata prej pandemisë është e mirë dhe unë nuk pajtohem me të", - kështu deklaroi presidenti amerikan Trump për kryevirologun e Shtëpisë se Bardhë Anthony Fauci, i cili dje ngriti alarmin për të dhënat dramatike të pandemisë dhe tha se Europa e ka menaxhuar situaten e shkaktuar nga Covid shumë herë më mirë se SHBA-ja.

Trump tha se ishte Fauci ai që në fillim thoshte që nuk ishte e nevojshme mbajtja e maskës kurse tani thotë të kundërtën. Unë ndryshe nga ekspertet e mi të cilët më argumentonin që të mos mbyllja kufiijtë për Kinën por unë e bëra." Nëse do kisha dëgjuar ekspertët  - shtoi presidenti amerikan - sot do të ishim më keq. Ne kemi bërë një punë të mirë."

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?