Stadiumi 'Air Albania'

Conference League/ UEFA sjell kampionët e Kosovës në Tiranë, Ballkani - Viktoria Plzen zhvillohet në "Air Albania"

24 Nëntor 2023, 17:14
  • Share

Fusha e stadiumit "Fadil Vokrri" në Prishtinë është në gjendje të rënduar dhe ndeshja mes Ballkanit dhe Viktoria Plzen, e vlefshme për grupet e Conference League do zhvillohet në "Air Albania" të Tiranës.

Komisoni i Garave në UEFA s'e ka pranuar gjendjen e fushës në Prishtinë, me kampionët e Kosovës që duhet të luajnë në Tiranë ndeshjen e radhës. Kësisoj, të enjte në orën 18:45 në datën 30 nëntor stadiumi "Air Albania" do mirëpresë Ballkani - Viktoria Plzen për grupin C të CL.

Në këtë grup pas katër ndeshjeve të luajtura Plzen është në krye me 12 pikë, ndjekur nga Astana dhe Ballkani me katër, e Dinamo Zagreb me tri pikë.

Për t'u evidentuar se finalja e parë e Conference League u zhvillua në "Air Albania" në 25 majin e 2022, me Romën që mundi 1-0 Feyenoord me golin e Zaniolos.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?