Ernest Muçi kundër Aston Villa-s

VIDEO/ Ernest Muçi mposht i vetëm me dopietë Aston Villën, Ballkanin e 'rrëzon' një supergol në Conference League (Rezultatet)

21 Shtator 2023, 23:01
  • Share

Conference League është në turin e parë të ndeshjeve në grupe. Këtë mbrëmje duke nisur nga 18:45 ngriti siparin kompeticioni i UEFA, me shqiptarët që lanë shenjë. Ernest Muçi shënoi dopietë në Varshavë, me Legian që fitoi 3-2 kundër Aston Villës. Fitore edhe për Frankfurt, Fenerbahce apo edhe PAOK. Me fillim në 21:00, Ballkani i Ilir Dajës humbi 1-0 në Çeki kundër Viktoria Plzen. Një supergol i Kalvach në minutën e 73-të vendosi duelin.  

Në Frankfurt, Eintracht iu fal golave të Marmoush dhe Koch që zhvlerësuan atë të Polvara për të marrë tri pikë kundër Aberdeen. Në Stamboll, Fenerbahce fitoi 3-1 kundër Nordsjaelland. Për vendasit shënuan Crespo, Batshuayi dhe Aziz, teksa për nordikët shkurtoi Villadsen. PAOK i Selanikut fitoi 2-3 kundër HJK në Helsinki. Në Belgjikë, Genk dhe Fiorentina barazuan 2-2.

Në Çeki, Viktoria Plzen fitoi 1-0 kundër Ballkanit për raundin e parë në grupin C të Conference League. Një gol i Kalvach vendosi ndeshjen në minutën e 73-të. Supergol nga vendasit që mposhtën portierin Kolici nga distanca. Të besuarit e Ilir Dajës bënë një paraqitje të mirë, duke e mbyllur në barazim pjesën e parë. Të pafat kampionët e Kosovës, që s'ia dolën dot të merrnin një pikë.

Në Varshavë, Legia fitoi 3-2 kundër Aston Villës, me sfidën që vlen për raundin e parë të Conference League në grupin E. Për vendasit ka shënuar dopietë edhe Ernest Muçi. Sulmuesi i Kombëtares e ka nisur ndeshjen nga minuta e parë, duke mos zhgënjyer pritshmëritë e stafit teknik.

22-vjeçari pasi bëri 45 metër sprint, ia doli të jetë i vetëm përballë portierit mik dhe shënoi pas një pasimi të Uszolek për golin që e dërgoi rezultatin 2-1 në minutën e 26-të.

Më herët për Legian shënoi Uszolek dhe barazoi përkohësisht Duran. Pas golit të parë në minutën e 26-të, shqiptari ka ndëshkuar sërish Emiliano Martinez në minutën e 51-të. Pas pasimit të Gual, Muçi ka befasuar mbrojtësit dhe me një të majtë ka bërë që portieri kampion bote argjentinas mos ndalë gjuajtje e tij.

Muçi dërgon në tre numrin e golave në kompeticionet evropiane këtë sezon, teksa shqiptari ka shënuar edhe tre herë të tjera në kampionat. Pas golave të sotëm, të gjithë tifozët e Legias në Varshavë kanë brohoritur emrin e tij.

Forma e mirë e djaloshit ka bërë që trajneri Sylvinho ta ftojë në Kombëtare, por pa i besuar minuta.

Conference League - Rezultatet:

 

Ora 22:55
VIDEO/ Një supergol 'fik' Ballkanin, kampionët e Kosovës humbasin në Conference League

Në Çeki, Viktoria Plzen fitoi 1-0 kundër Ballkanit për raundin e parë në grupin C të Conference League. Një gol i Kalvach vendosi ndeshjen në minutën e 73-të. Supergol nga vendasit që mposhtën portierin Kolici nga distanca. Të besuarit e Ilir Dajës bënë një paraqitje të mirë, duke e mbyllur në barazim pjesën e parë. Të pafat kampionët e Kosovës, që s'ia dolën dot të merrnin një pikë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?