GOLAT/ Chelsea fut Armando Brojën dhe fiton 2-1 në derbi, Manchester City përmbysje të madhe në Liverpool

28 Dhjetor 2023, 09:34| Përditesimi: 28 Dhjetor 2023, 13:03

  • Share

Premier League e futbollit në Angli vijon të jetë në javën e 19-të. Boxing Day nuk rezervoi surpriza mbrëmjen e së mërkurës, me Wolves, Chelsea dhe Manchester City që fituan.

Në "Stamford Bridge" Chelsea fitoi 2-1 me Crystal Palace në derbin e Londrës, teksa golat për Blutë u shënuan nga Mudryk dhe Madueke, teksa Palace barazoi përkohësisht me Olise. Në fushë për Chelsean luajti 20 minutat e fundit edhe Armando Broja, që ishte në fushë në momentin kur u shënua goli i fitores për të tijtë. Chelsea me 25 pikë mban vendin e dhjetë.

Në "Goddison Park", Everton nuk mundi të mbante rezultatin e pjesës së parë, me golin e Harrison që i dha suksesin në 45 minutat e para. Manchester City e përmbysi 1-3 me gola të Foden, Alvarez dhe Bernardo Silva. City me 37 pikë ngjitet në pozitën e katërt.

Këtë të enjte Premier League e futbollit vijon me dy sfida të tjera. Në 20:30 Brighton luan me Tottenham dhe Arsenal me West Ham në 21:15.

Premier League, java 19-të:

E mërkurë

Brentford 1-4 Wolves

Chelsea 2-1 Crystal Palace

Everton 1-3 Manchester City

Renditja:

Ora 09:37
Kampionët tregojnë forcën, Manchester City përmbys 1-3 Evertonin (VIDEO)


Në "Goddison Park", Everton nuk mundi të mbante rezultatin e pjesës së parë, me golin e Harrison që i dha suksesin në 45 minutat e para. Manchester City e përmbysi 1-3 me gola të Foden, Alvarez dhe Bernardo Silva. City me 37 pikë ngjitet në pozitën e katërt.

Ora 09:36
VIDEO/ Chelsea rikthehet te fitorja me vuajtje, tri pikë me Armando Brojën në fushë


Në "Stamford Bridge" Chelsea fitoi 2-1 me Crystal Palace në derbin e Londrës, teksa golat për Blutë u shënuan nga Mudryk dhe Madueke, teksa Palace barazoi përkohësisht me Olise. Në fushë për Chelsean luajti 20 minutat e fundit edhe Armando Broja, që ishte në fushë në momentin kur u shënua goli i fitores për të tijtë. Chelsea me 25 pikë mban vendin e dhjetë.

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?