Çështja Beleri, Vangjel Dule: Beleri po mbahet peng, shkelje flagrante që nuk duhet lejuar! Të bëjë betimin si kryebashkiak i Himarës

20 Tetor 2023, 11:36| Përditesimi: 20 Tetor 2023, 12:09

  • Share

Kreu i PDBDNJ-së Vangjel Dule në një dalje për mediat nga Kuvendim ka komentuar çështjen e Fredi Belerit, për të cilën thotë se është hakmarrje politike. Sipas Dules, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës po mbahet qëllimisht brenda që të mos betohet, ndërsa tha se institucionet po shkelin kushtetutën dhe ligjin.

Ai thotë se mbajtja 6 muaj në burg që ai të mos bëjë betimin është shkelje flagrante dhje u kërkon organeve të drejtësisë që ta shoqërojnë për betimin si kryebashkiak në Këshillin e Himarës.

“Çdo kryetari i zgjedhur që prezuomohet i pafajshëm, nuk mund të pengohet të kryejë dënimin. Kjo është shkelje e Kushtetutës, legjislacionit në fuqi. Beleri është peng dhe insistohet duke shkelur kushtetutë, ligj, parime dhe vlera që të provohet nga marrja e detyrës. Askush nuk e pengon drejtësinë të bëjë punën e vet. Mbajtja e Belerit larg betimit për 6 muaj është shkelje flagrante. Të shoqërohet që të bëjë betimin. Hakmarrje politike”, tha Dule.

Një koment e kishte edhe për situatën e krijuar një ditë më parë në Kuvend, ku deputetët e opozitës bllokuan hyrjen e deputetëve të Grupit të PS dhe hoqën kartat e tyre nga pajisjet elektronike të votimit, duke bllokuar më pas vendet ku ulet Kryetarja e Kuvendit dhe Kabineti Qeveritar. Dule tha se opozita është e vendosur që të mos i falë qeverisë edhe 2 vite të tjera arrogancë.

“Opozita ka dështuar ti përgjigjet misionit që i ka ngarkuar një pjesë e shoqërisë së Shqipërisë. Zgjedhjet kanë pasur manipulime, por në kushtet ku jemi. Është toleruar qeveria. Opozita ka për mision të reagojë në çdo formë të ligjshme. E drejta e një opozitë edhe kërkesa e llogarisë, kur qeveria e refuzon ka cenuar shtetin e së drejtës. Opozita është e vendosur të mos i falë edhe një 2-vjeçar arrogance qeverisë së Ramës”, u shpreh Dule.

Ora 11:59
Censi, Dule: Ka dështuar, qeveria të konsultohet me pjesëtarët e pakicave dhe të vihen në vend padrejtësitë

 

Kreu i PBDNJ, Vagjel Dule, në një konferencë për media ka komentuar raportin e ri për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Shqipëri, ku tha se janë theksuar shumë problematika. Dule tha se raporti konsistoi mangësi të shumta, përfshirë censin ku ka renditur 3 aspektet kryesore.

“Në këtë raport përmenden çeshite të tjerë për censin. Duke pasur parasysh se raporti është miratuar me 6 qershor, por ishte kofidencial,  vinte në dukje 3 aspekte me censin. -Rekrutimin e regjistruesve nga radhët e pjesëtarëve nga pakicat kombëtare dhe trajnimin e tyre që nuk ka ndodhur. -Ndërgjegjësimi i pjesëtareve të pakicave për rëndësinë e censit dhe pjesëmarrjes në të. Nuk ka pasur asnjë përfaqësim. Çdo vërejte prej asociacionit është anashkaluar -Kërkonte krijimin e pakicave kombëtare në procesin e regjistrit, gjë që nuk ka ndodhur. Shkelje e rëndë e censit që e orientojnë drejt dështimit të plotë si ato të mëparshëm sa i përket regjistrimit të gjuhës, etnisë dhe fesë”, tha Dule.

Më pas Dule u shpreh se Cansi po shkon drejt dështmit, pasi sipas tij janë kryer shkelje të rënda. Ai shton se qeveria duhet të ulet me pjesëtarët e pakicave dhe të konsultohet me qëllim që të vihen në vend padrejtësitë

“Kërkonte  besimin e pjesëtarëve të pakicave kombëtare në procesin e regjistrimit, gjë që nuk ka ndodhur, kjo për shkak të shkeljeve të rënda që cënojnë integritetin e Censit 2023 dhe e orientojnë atë drejt dështimit. Theksohet edhe në raport, se mundësitë e përfaqësimit politik të pjesëtarëve të pakicave kombëtare janë të kufizuara. Raporti thekson se duhet që të merren dhe të hartohen politika mbrojtëse sidomos pakicën kombëtare greke që të mos u cënohen kultivimi i kulturës ,e drejta e pronës, apo mundësitë e pjesëmarrjes së zhvillimit ekonomik. Një fenomen që e kemi denoncuar në vazhdimësi. Kryeministri prej vitesh ka strategji rrëmbimin e pronës nga pronarët e ligjshëm në brigjet e jonit dhe vendosjes së tyre në favor të interesave të tij klienteliste.

Një vëmendje i kushtohet edhe reformës territoriale pasi ajo ka cënuar të drejtat e pakicave kombëtare. Qeveria duhet të ulet me pjesëtaret e pakicave dhe të konsultohet me qëllim që të vihen në vend padrejtësitë dhe të vendosen në vend mangësitë e vërejtura. Duhet të merren masa kundër gjuhës së urrejtjes ndaj pjesëtarëve të pakicave kombëtare. Kujtojmë edhe qëndrimin lidhur me gjuhën e urrejtjes së Fredi Belerit. Dua të përmend atë që vë re Komiteti i Këshillit të Europës, se raportit i 2018 as u përkthye dhe as u organizua një tryezë e rrumbullakët për pakicat. Duhet të ridimensiojnë të gjitha politikat në lidhje me të drejtat e pjesëtarëve të pakicave kombëtare, kur je në Europë duhet të sillesh si Europian. Është momenti të reflektojmë askush nuk duhet të mbyllë sytë përpara realitetit tonë të të drejtave të pakicave kombëtare që lë shumë për të dëshiruar”, ka thënë ai.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 21/10/2023 02:47

    Ja dhe /Duleqinja/ e Tobozes se Himares na doli prape! Na paska hallin e beut te Himares se mos i humbin dhe ca /qillo/ me teper po vazhdoi te rrije ne burg!Dule-ziu na paska pare ne filxhanin e kafese deshtimin e censusit dhe na u shqetesoka per fatin dhe perfaqesimin e pakicave! Cilat pakica perfaqeson e ashtuquajtura Partia per te drejtat e njeriut/ qe na drejtoke o Dulke? A mos perfaqeson te drejtat e pakicave maqedone,bullgare,malazeze,serbe,turke,armene,vllahe,rome,egjiptiane,apo ne te vertete, vetem ato greke?! Na u shqetesoke qe nuk paskan trajnuar sa duhet punonjes te censit per pakicat!Dule,mos u merrakos shume se ato /pakicat/ e tua nuk kane nevoje per zyrtare censusi nga rradhet e tyre qe t'u mesojne si t'a dredhin me pergjigje, se dine t'a dredhin vete ata,kur flasin shqip ne zyrat e shtetit per te marre pensionet e rrogat e shtetit shqiptar dhe kur flasin greqisht per te marre pensionet e letrat greke.Cfaredo qe te besh e sido qe te rrotullohesh,hesapi qe ke bere, nuk ka per te dale o Dule,mos u lodh kot,se nuk nxjerr dot greke me zor aty ku nuk ka.

    Përgjigju
  • GOLI: 20/10/2023 16:58

    KY ESHTE NJE LECKE ARABI...BEN PERPJEKJE PER TE SHITUR PIRDHA...AS QE E ÇAN FARE TRAPIN PER BEJLERIN...ME GJYKIMIN E BEJLERIT I DALIN PISLLEQET E TIJA...

    Përgjigju
  • Epiroti: 20/10/2023 14:42

    2 surreter evgjitesh. Kta nuk mund te jene pasardhesit e heleneve.

    Përgjigju
  • SHQIPËTARI: 20/10/2023 14:34

    D(B)ule thuaj NJË emër për ato që thua se andej nga anët tona thonë;QË UJKU HA QESIM.Hë o copa e keqe e mbierit që akoma nuk e ke këmbyer që të jesh 100% grek.THUAJ NJË EMËR QË PO SHKEL LIGJIN.

    Përgjigju
  • Vangjel dule: 20/10/2023 12:40

    Un sa per dijeni kam qen dhe do rri npushtet per sa koh ktu do kem miq si ilir meta e berisha per arsye se ato jan te ndjeshem me ceshtjet e greqis dhe patriot me kombin tim baba helen. Ju shqiptar thjesht na votoni se kungulli nuk dhemb kur e han nga mbrapa .

    Përgjigju
  • Palikari: 20/10/2023 12:32

    Po e nxore o rama harram qumshti I nenes

    Përgjigju
  • Aldo: 20/10/2023 12:26

    Spo gjeni dot grek o shoku Vangjel? Doni ti rrisni numrat artificialisht qe te ngrohni shovinizmin tuaj.

    Përgjigju
  • taku: 20/10/2023 12:17

    filloi ky qelbaniku qe eshte ne borderon e Athines?

    Përgjigju
  • Luan: 20/10/2023 11:59

    Ik mor mi halesh!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?