Censi, Dule: Ka dështuar, qeveria të konsultohet me pjesëtarët e pakicave dhe të vihen në vend padrejtësitë

20 Tetor 2023, 11:59| Përditesimi: 20 Tetor 2023, 12:39

  • Share

 

Kreu i PBDNJ, Vagjel Dule, në një konferencë për media ka komentuar raportin e ri për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Shqipëri, ku tha se janë theksuar shumë problematika. Dule tha se raporti konsistoi mangësi të shumta, përfshirë censin ku ka renditur 3 aspektet kryesore.

“Në këtë raport përmenden çeshite të tjerë për censin. Duke pasur parasysh se raporti është miratuar me 6 qershor, por ishte kofidencial,  vinte në dukje 3 aspekte me censin. -Rekrutimin e regjistruesve nga radhët e pjesëtarëve nga pakicat kombëtare dhe trajnimin e tyre që nuk ka ndodhur. -Ndërgjegjësimi i pjesëtareve të pakicave për rëndësinë e censit dhe pjesëmarrjes në të. Nuk ka pasur asnjë përfaqësim. Çdo vërejte prej asociacionit është anashkaluar -Kërkonte krijimin e pakicave kombëtare në procesin e regjistrit, gjë që nuk ka ndodhur. Shkelje e rëndë e censit që e orientojnë drejt dështimit të plotë si ato të mëparshëm sa i përket regjistrimit të gjuhës, etnisë dhe fesë”, tha Dule.

Më pas Dule u shpreh se Cansi po shkon drejt dështmit, pasi sipas tij janë kryer shkelje të rënda. Ai shton se qeveria duhet të ulet me pjesëtarët e pakicave dhe të konsultohet me qëllim që të vihen në vend padrejtësitë

“Kërkonte  besimin e pjesëtarëve të pakicave kombëtare në procesin e regjistrimit, gjë që nuk ka ndodhur, kjo për shkak të shkeljeve të rënda që cënojnë integritetin e Censit 2023 dhe e orientojnë atë drejt dështimit. Theksohet edhe në raport, se mundësitë e përfaqësimit politik të pjesëtarëve të pakicave kombëtare janë të kufizuara. Raporti thekson se duhet që të merren dhe të hartohen politika mbrojtëse sidomos pakicën kombëtare greke që të mos u cënohen kultivimi i kulturës ,e drejta e pronës, apo mundësitë e pjesëmarrjes së zhvillimit ekonomik. Një fenomen që e kemi denoncuar në vazhdimësi. Kryeministri prej vitesh ka strategji rrëmbimin e pronës nga pronarët e ligjshëm në brigjet e jonit dhe vendosjes së tyre në favor të interesave të tij klienteliste.

Një vëmendje i kushtohet edhe reformës territoriale pasi ajo ka cënuar të drejtat e pakicave kombëtare. Qeveria duhet të ulet me pjesëtaret e pakicave dhe të konsultohet me qëllim që të vihen në vend padrejtësitë dhe të vendosen në vend mangësitë e vërejtura. Duhet të merren masa kundër gjuhës së urrejtjes ndaj pjesëtarëve të pakicave kombëtare. Kujtojmë edhe qëndrimin lidhur me gjuhën e urrejtjes së Fredi Belerit. Dua të përmend atë që vë re Komiteti i Këshillit të Europës, se raportit i 2018 as u përkthye dhe as u organizua një tryezë e rrumbullakët për pakicat. Duhet të ridimensiojnë të gjitha politikat në lidhje me të drejtat e pjesëtarëve të pakicave kombëtare, kur je në Europë duhet të sillesh si Europian. Është momenti të reflektojmë askush nuk duhet të mbyllë sytë përpara realitetit tonë të të drejtave të pakicave kombëtare që lë shumë për të dëshiruar”, ka thënë ai.


Lajmi kryesor:

Çështja Beleri, Vangjel Dule: Beleri po mbahet peng, shkelje flagrante që nuk duhet lejuar! Të bëjë betimin si kryebashkiak i Himarës


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?