Sport

Calja në vendin e katërt në botë në peshëngritje, flet trajneri për Report Tv: Historike për sportin shqiptar! Na penalizoi dështimi i provës së parë

28 Korrik 2021, 20:22| Përditesimi: 28 Korrik 2021, 20:30

  • Share

Peshëngritësi shqiptar Briken Calja arriti një sukses historik ditën e sotme duke u renditur në vendin e katërt teksa ishte vetëm 1kg larg podiumit për medalje. Në një lidhje për Report Tv, Gerald Toska, trajneri i sportistit u shpreh se Calja ishte në formë fizike shumë të mirë, por u penalizua nga dështimi i provës së parë me 151 kg që nuk e ngriti dot. Sipas trajnerit Toska, një ndikim të madh për rezultatin kanë pasur edhe emocionet e Caljes, por sërisht performanca e tij ishte shumë e mirë.  

“Brikeni ishte në formë fizike jashtëzakonisht të mirë. Ne prisnim rezultat pak më të lartë se ky që mori edhe përse Lojërat Olimpike janë evente që bëhen 1 herë në 4 vite edhe janë lojërat më të forta tek sportet individuale. Ne thjesht na penalizoi një provë e parë e Brikenit me 151 kg që dështoi për shkak të emocioneve që kishte Brikeni. Por atë filloi ta korrigjonte duke mbajt 151 kg në provën e dytë por emocionet bënë të vetën dhe me 151 Brikeni dështoi sërisht. Këtë korrigjim ai e bëri me stilin e shtytjes dhe aty na dha pak zemër që u rikthye prap në lojë duke u renditur i katërti në Lojërat Olimpike edhe pse ishte 1 kg larg vendit të tretë. Performanca ishte shumë e mirë. Pritshmëritë e Brikenit ishin nga vendi i 5 në vendin e 3”, u shpreh Toska për Report Tv.

Një moment historik për sportin shqiptar e ka konsideruar edhe trajneri Gerald Toksa faktin që Brikeni u rendit i katërti duke e cilësuar atë si një hero që arriti të fitonte mes shumë shteteve të fuqishme si SHBA, Rusia e Tunizia.

“Brikeni ishte shumë mirë nga ana fizike, thjesht disa dëmtime të vogla që ka pasur gjatë seancave stërvitore, por duke e ndihmuar me fizioterapi ai arriti t’ia dalë mbanë. Ky është rezultat historik, jo për Brikenin por për komplet sportin shqiptar sepse asnjë nuk ka arritur të dalë në vendin e katërt në të gjithë historinë e sportit shqiptar. Për mua ai është hero që arriti t’ia dalë mbanë mes këtyre shteteve kaq të fuqishme si Amerika, Rusia, Tuniza e Japonia” tha Toska.

Toska ka patur edhe një falënderim për dy sportistet që i sollën Kosovës dy medalje në judo duke thënë se po i japin botës një mësim në këtë sport.

“Janë për tu falënderuar dy sportistet e Kosovës, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova që po i japin mësim botës në sportin e judos. Është për tu falënderuar që dolën dy shqiptare që ta na nderojnë”, vijoi Toska.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?