Sport

Lojërat Olimpike, Calja humbet historinë vetëm për 1 kilogramë, por thyen rekordin kombëtar, Rama: Arritje dinjitoze për Shqipërinë! Meta: Përfaqësim i shkëlqyer

28 Korrik 2021, 13:45| Përditesimi: 28 Korrik 2021, 16:39

  • Share

Briken Calja, peshëngritësi që Shqipëria kishte varur të gjithë shpresat për medaljen e parë në histori në Lojrat Olimpike, ka humbur podiumin vetëm për një kilogramë. Sportisti shqiptar është renditur i katërti në dygarësh në kategorinë deri në 73 kilogramë, me 341 kilogramë në total, një më pak se medalisti i bronxtë nga Indonezia Abdullah.

Në stilin e shkëputjes Calja e nisi me 151 kilogramë dhe befasoi duke mos u ngritur, por në provën e dytë ia doli po për kaq kilogramë. Të mëdha ishin shpresat në provën e tretë ku Calja tentoi 155 kilogramë, por fatkeqësisht nuk ia doli.

Në shkëputje sportisti ynë performoi më mirë, madje që në provën e parë ngriti 184 kilogramë. Në të dytën Calja tentoi 188, por ishte e pamundur. Në kushtet kur nuk kishte asgjë për të humbur Calja bëri mrekullinë në provën e tretë duke ngritur 190 kilogramë, por që nuk ishin të mjaftueshme për të sjellë medaljen e parë olimpike për Shqipërinë.

Gjithsesi performanca e Briken Cales është më e mira që Shqipëria ka bërë ndonëjherë në Lojrat Olimpike, pasi kurrë nuk ishte arritur një pozicion të tillë. Përsa i përket kategorisë 73 kilogramë medaljen e artë e mori Shi Zhiyong me 364 kilogramë, ndërsa të argjendtën e fitoi venezueljani Roben me 346 kilogramë.

Për performancën e peshëngritësit, Briken Calja duke e cilësuar si të shkëlqyer ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Ai u shpreh se kjo është një arritje dinjitoze për Shqipërinë.

Nuk mund të mungonte edhe reagimi i presidentit, Ilir Meta i cili e karakterizoj gjithashtu performancën e sportistit shqiptar si të shkëlqyer.

 

 

Ora 16:27
Calja në vendin e katërt në botë në peshëngritje, Rama: Vetëm 1 kg larg medaljes olimpike, kjo është një arritje dinjitoze për Shqipërinë, meriton një bravo

Kryeministri Edi Rama ka reaguar, për renditjen e peshëngritësit Briken Caljas në vendin e katër në Lojërat Olimpike të Tokios.

“Edhe pse pa medalje për vetëm 1kg diferencë, Brikeni meriton një bravo të madhe”, shkruan Rama në rrjetin e tij social Facebook.

Kryeministri ka publikuar edhe disa fotografi nga momenti kur sportisti shqiptar është renditur i katërti në dygarësh në kategorinë deri në 73 kilogramë, me 341 kilogramë në total, një më pak se medalisti i bronxtë nga Indonezia Abdullah.

Ora 16:15
‘Në vendin e katërt në botë’, Meta: Përfaqësim i shkëlqyer i Caljas një arritje dinjitoze për Shqipërinë, vetëm 1 kg larg medaljes

Presidenti Ilir Meta e ka vlerësuar përfaqësimin e peshëngritësit Briken Calja si një arritje dinjitoze për Shqipërinë.

Në vendin e katërt në botë”, shkruan Meta duke shtuar se kemi qenë vetëm 1 kg larg medaljes olimpike.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?