Bylisi përmbys Tiranën në Kupë, mallakastriotët më pranë finales

2 Korrik 2020, 20:20| Përditesimi: 2 Korrik 2020, 22:51

  • Share

Bylisi ka fituar gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Tiranës 2-1. Mallakastriotët përmbysën rezultatin në pjesën e dytë të ndeshjes dhe janë më pranë finales së madhe.

Tirana kryesuese e Superligës e mbylli në avantazh pjesën e parë falë golit të Edon Hasanit por në pjesën e dytë kryeqytetasit shthuren dhe pësojnë dy herë.

Autor i golave është Murataj që tund rrjetën në minutat 65 dhe 78-të. Një humbje që "djeg" për Tiranën por pas dy javësh në kryeqytet rezultati mund të përmbyset pa problem. Kupa është objektiv për të dyja ekipet.

Përgatiti: Andi Kapxhiu

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?