Kukësi dhe Teuta ndahen në paqe, finalisti i Kupës vendoset në "Niko Dovana"

2 Korrik 2020, 22:47| Përditesimi: 2 Korrik 2020, 22:52

  • Share

Pa gola është mbyllur ndeshja mes Kukësit dhe Teutës e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Në duelin e zhvilluar mbrëmjen e së enjtes në Elbasan nuk u prodhuan gola dhe ekipi që do të shkojë në finale do të përcaktohet në Durrës.

Rezultat i hapur për të dyja ekipet por Kukësi mund të kalojë në finale nëse barazon me gola në duelin e kthimit.

Më herët Bylisi përmbysi Tiranën duke fituar 2-1 në një ndeshje që shkaktoi polemika pas dyshimeve për tolerim të bardhebluve në pjesën e dytë.

Përgatiti: Andi Kapxhiu

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?