Taulant Marku feston golin me Korabin

Bylisi humbet pas katër fitoreve, Korabi merr tri pikë! AF Elbasani afrohet me kreun, në Berat dhunohet arbitri (Renditja)

16 Dhjetor 2023, 16:46| Përditesimi: 16 Dhjetor 2023, 18:57

  • Share

Kategoria e Parë e futbollit ka zhvilluar gjashtë ndeshjet e javës së 16-të. Surprizën e ka bërë Korabi, që në Peshkopi mundi 2-1 Bylisin. Ballshiotët thyhen pas katër fitoreve radhazi edhe pse ende kryesojnë. Taulant Marku dhe Buci shënuan për vendasit, me tri pikët që u vendosën në fundin e sfidës. Ruçi shënoi për miqtë.

Në Burrel, vendasit tronditën Apoloninë 1-0 duke i shkaktuar humbjen e dytë radhazi. Goli i Ferrukut në të 9 minutë vendosi ndeshjen. Në Vlorë, Flamurtari fitoi 3-0 me Lushnjën falë golave të Souza, Pjeshkës dhe Lleshit.

Luzi mundi 3-1 Kastriotin me golat e Itodos (dopietë) dhe Trenit, për krutanët shënoi Çela. Në Berat, Tomori vendas u mund 0-1 me Vorën. Raboshta shënoi golin e vetëm, teksa sfida u karakterizua nga dhuna e lojtarëve të Tomorit kundrejt arbitrit Bebja. Gjithcka ka ardhur pas kartonit të kuq për Beçkën, me këtë të fundit që ishte ndëshkuar më herët me të verdhë. Kaq ka mjaftuar që protestat për arbitrit të ishin më të ashpra dhe një person i futur nga stoli i vendasve goditi arbitrin.

Pasdite AF Elbasani mundi 2-0 Besën dhe është tri pikë pas Bylisit kryesues.

Kategoria e Parë, java 16-të:

E shtunë 13:30:

Burreli 1-0 Apolonia (Ferruku 9')

Flamurtari 3-0 Lushnja (Souza 43', Pjeshka 62', Lleshi 69')

Korabi 2-1 Bylis (T. Marku 55', Buci 90+2' / Ruçi 72')

Luzi 3-1 Kastrioti (Itodo 33', 90+5', Treni 65' / Cela 35')

Tomori 0-1 Vora (Raboshta 45')

17:00 AF Elbasani 2-0 Besa (Karakaçi 53', 84')

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?