Momenti i përplasjes dhe dhunës

VIDEO/ Dhunë në Kategorinë e Parë, goditet arbitri në Berat

16 Dhjetor 2023, 16:02| Përditesimi: 16 Dhjetor 2023, 16:04

  • Share

Kategoria e Parë zhvilloi sot ndeshjet e javës së 16-të. Në Berat, Tomori vendas u mund 0-1 nga Vora. Dueli është shoqëruar nga tensioni. Në minutën e 14-të të ndeshjes, arbitri kryesor Sokol Bebja u sulmua dhe dhunua nga vendasit.

Gjithcka ka ardhur pas kartonit të kuq për Beçkën, me këtë të fundit që ishte ndëshkuar më herët me të verdhë. Kaq ka mjaftuar që protestat për arbitrit të ishin më të ashpra dhe një person i futur nga stoli i vendasve goditi arbitrin.

Në pamje duket dhuna dhe presioni ndaj kryesorit, teksa vetë arbitri nxori nga xhepi edhe një tjetër karton të kuq për Sharavollin në minutën e 16-të duke lënë vendasit me dy lojtar më pak. Pas pesë minutave ndërprerje, sfida vijoi normalisht.

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • smi ttropo: 19/12/2023 09:43

    skualifikim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?