Korabi 2-1 Tomori

Bylis humbet ndeshjen dhe kreun e Kategorisë së Parë mes grushtave, AF Elbasani merr vendin e parë! Fitojnë Korabi dhe Flamurtari

9 Mars, 16:13| Përditesimi: 9 Mars, 16:18

  • Share

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri zhvilloi javën e 24-t. Pas këtij raundi, Bylisi ka humbur vendin e parë që e mbante prej javësh, ndërkohë që AF Elbasani ka marrë fronin pas "shuplakës" që i dha Besës.

AF Elbasani i Nevil Dedes nuk u kursye kundër kavajasve dhe i mposhti 0-5 me gola të Ardit Hoxhaj, dopietës së Grecës, Hasanit dhe Leo Melos. Nga ana tjetër, Luzi mposhti 3-1 Bylisin në stadiumin e Vorës. Për shkak të dënimit nga Disiplina, Luzi i luan ndeshjet si vendas në fushë asnjëanëse.

Humbja e sotme ka bërë që Bylis të humbasë edhe kreun e Kategorisë së Parë. Ndeshja nuk ishte e qetë në Vorë, aty ku lojtarët e konfliktuan mes tyre rrugës për në dhomat e zhveshjes, kjo në fundin e pjesës së parë.

Te suksesi këtë javë kanë dalë edhe Burreli, Flamurtari dhe Korabi. Derbi mes Lushnjës dhe Apolonisë u mbyll 1-1.

Kategoria e Parë, java 24 - e shtunë 14:00 :

Besa 0-5 AF Elbasani

Burreli 2-1 Vora

Kastrioti 0-2 Flamurtari

Korabi 2-1 Tomori

Lushnja 1-1 Apolonia

Luzi 3-1 Bylis

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?