Stadiumi i Vorës

Grushta në Kategorinë e Parë, lojtarët përplasen në korridoret e stadiumit

9 Mars, 15:37| Përditesimi: 9 Mars, 15:46

  • Share

Luzi dhe Bylis kanë luajtur sot për javën e 24-t në Kategorinë e Parë. Në stadiumin e Vorës (aty ku po luhet ndeshja) kanë qenë vendasit që e mbyllën 2-1 pjesën e parë, teksa avantazhi i tyre ka sjellë edhe një debat mes lojtarëve në fundin e pjesës së parë.

Mësohet se me fërshëllimën e trefishtë të arbitrit Erjon Bylykbashi, rrugës për në dhomat e zhveshjes lojtarët e dy skuadrave janë konfliktuar mes tyre, duke mos munguar as grushtat.

U deshën disa minuta që situata të qetësohej, teksa pjesa e dytë nisi me vonesë. Deri në minutën e 74 të ndeshjes Luzi po fitonte 3-1 me Bylisin kryesues, teksa duhet se gara për titullin është rihapur.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?