Brukseli prezanton planin e ri të zgjerimit, Várhelyi: 4 shtylla kryesore! Presidentja e KE-së: Hap rrugën e negociatave

5 Shkurt 2020, 14:03| Përditesimi: 5 Shkurt 2020, 19:40

  • Share

BRUKSEL-Komisioneri për Zgjerimin Olivér Várhelyi në prezantimin e metodologjisë së re për integrimin e vendeve të Ballkanit në BE u shpreh se në samitin e Zagrebit në Maj, Komisioni do të paraqesë një plan zhvillimi ekonomik dhe investimesh për rajonin. Por ku do të bazohet metodologjia e re e pranimeve? Olivér Várhelyi u shpreh se shtyllat ku do të bazohet procesi i ri i pranimit janë katër; kredibiliteti, parashikueshmëria, dinamika dhe forcimi i udhëheqjes politike. Fokusi është te forcimi i shtetit juridik, forcimi i institucioneve demokratike dhe zhvillimi ekonomik. Për Várhelyi hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë është prioritet i mandatit të tij, që ka vetëm pak muaj që e ka marrë.

Ne jemi duke propozuar hapat konkretë sesi mund të përmirësohet procesi i pranimit. Qëllimi kryesor mbetet anëtarësimi i plotë në BE. Komisioni i qëndron deri në fund rekomandimeve të tij për çeljen e negociatave të pranimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë dhe shumë shpejt, do të sigurojë një përditësim mbi përparimin e bërë prej të dy këtyre vendeve. Në Samitin e Zagrebit në maj, Komisioni do të paraqesë një plan zhvillimi ekonomik dhe investimesh për rajonin” deklaroi ai.

Menjëherë pas prezantimit të metodologjisë së re nga komisioneri i Zgjerimit, ka reaguar edhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Zyrtarja e lartë e Brukselit e cilëson planin si të besueshëm dhe dinamik që i hap rrugën çeljes së negociatave.  “Sot Komisioni Europian propozoi një plan të besueshëm dhe dinamik që i çel rrugës hapjes së negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Zgjerimi i BE-së është një situatë nga e cila fitojnë të gjithë” shkruan ajo.

Për Shqipërinë dhe Maqedoninë nuk u hapën negociatat në Tetor pas vetos së Francës, ndërsa tashmë shpresa është te Saimi i Zagrebit. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?